Senatori amerikan që ditë më parë qëndroi në Kosovë: Ajo që ndodhi në Banjskë është e tmerrshme, Serbia të bashkëpunojë në hetim
Autori: Gazeta inFokus 21:03 | 21 October 2023
Qytetarët në Ballkanin Perëndimor duan paqe dhe kushte të mira jetese, gjë që më jep shpresë, por rajoni ka nevojë për lidership politik që do t’u përgjigjet atyre aspiratave, tha senatori amerikan Peter Welch.
Welch, një senator demokrat nga Vermonti dhe anëtar i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura, foli për Zërin e Amerikës në edicionin në gjuhën serbe, pas një vizite të fundit në Ballkanin Perëndimor ku qëndroi me senatoren Jeanne Shaheen.
Senatorët amerikanë, u takuan me zyrtarë të lartë të qeverisë, liderë lokalë dhe sektorin civil në Kosovë, Mal të Zi, Bosnje e Hercegovinë dhe Maqedoninë e Veriut për të “përcjellur mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për aleatët në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës dhe pasojat e saj për sigurinë në rajon”
Ai foli për zhvillimet në Kosovë pas sulmit terrorist në Banjskë, teksa tha se ajo që ndodhi është e tmerrshme dhe çon në përshkallëzim të dhunës politike.
Senatori Welch tha se Serbia duhet të bashkëpunojë plotësisht për hetimin e rastit.
“Më 24 shtator humbi jetën një polic dhe është tragjike dhe e tmerrshme. Ajo gjithashtu çon në një përshkallëzim të dhunës politike. Ne besojmë se Serbia duhet të jetë bashkëpunuese në hetim. Senatori Sahin dhe unë po bëjmë thirrje për një hetim të plotë dhe gjithëpërfshirës për të përcaktuar përgjegjësinë dhe ky proces është në vazhdim. Nuk e dimë se cili do të jetë rezultati i gjithë kësaj, por mendojmë se është me rëndësi vendimtare që të përcaktohet përgjegjësia dhe që Serbia të bashkëpunojë plotësisht në këtë hetim”, u shpreh ai.
Welch shtoi se se janë të shqetësuar me zhvillimet e fundit dhe me mos depërshkallëzimin e situatës.
“Shtetet e Bashkuara dhe senatorët mund të rrisin nivelin e vëmendjes dhe t’i nxisin liderët atje të bëjnë gjithçka që munden për të de-përshkallëzuar situatën. Por ne jemi të shqetësuar për këtë. Ne jemi të shqetësuar për atë që kemi parë me retorikën e përshkallëzuar me Serbinë dhe Kosovën dhe, natyrisht, atë që kemi parë në Bosnje dhe Hercegovinë”, u shpreh senatori Welch.
Të tjera
-
Krasniqi: Faleminderit nga zemra, LDK është ngritur në këmbë për ndryshim
Kandidatja për deputete me numër 36 nga rdhët e Lidhjes Demokratike të Kosovë...
-
Daut Haradinaj: Luftëtarë të shumtë nga Drenica po i bashkohen vizionit për Kosovën Fituese
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Moti i keq, të dielën pezullohen lundrimet në linjat Durrës-Bari
Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në orët në vazhdim, Autoriteti...
-
Hetimet e Speciales, avokatët thonë se po shkelen të drejtat e të pandehurve
Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtri...
-
Nesër paralajmërohen reshje intensive bore në Shqipëri, qytetarëve u apelohet kujdes i shtuar
Bazuar në raportimet e IGJEUM dhe SHMU, nesër, e diel, 12 janar, ...
-
Ambasadori britanik shijon borën në Gërmi
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një ...
-
Arton Demhasaj: E nisa fushatën zgjedhore nga vendi ku nisi çdo bekim i lirisë, përjetësisht mirënjohës ndaj Familjes Jashari
Arton Demhasaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ...
-
Daut Haradinaj pritet te familjet atdhetare në Drenicë: Gjithmonë do të jem krah familjeve që sakrifikuan
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Hoti e quan Kurtin mashtrues: S’ka çka tregon për qeverisjen e tij e shan të kaluarat
Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar kryeministrin Al...
-
E rëndë: Albin Kurti ditën e parë të fushatës shkon në drekë tek nëna Ferdonije, por dëgjoni momentin e dhimbshëm kur Ferdonije Qerkezi para disa muajve ankohet që Kurti nuk e ka ndihmuar aspak
Nëna, Ferdonije Qerkezi, e cila në luftën e Kosovës për liri humbi 4 djemt dh...
-
Bedri Hamza: Vizioni ynë i ka rrënjët në punë, sonte filloi një kapitull shprese
Bedri Hamza, pas hapjes zyrtare të fushatës së PDK-së, ka postuar edhe disa p...
-
Kërkesa për dërgimin e FSK-së në veri pas sulmit në Ibër-Lepenc, komandanti i KFOR-it flet për arsyen e refuzimit
Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, tha se kërkesën e dislokimit të FSK-së...