Senatorët amerikanë takojnë opozitën iraniane në Tiranë
Autori: Gazeta inFokus 15:12 | 14 August 2017
Lajmi është pasqyruar gjerësisht nga “Huffington Post”, sipas së cilës, senatorët Roy Blunt, John Cornyn dhe Thom Tillis kanë takuar edhe anëtarë të organizatës së popullit muxhahedin të Iranit në Tiranë.
Këshilli Kombëtar i Rezistencës është një koalicion politik që kërkon ndryshim regjimi në Iran dhe konsiderohet si kërcënimi kryesor për mullahët e Teheranit.
“Senatorët, – citon “Huffington Post” një deklaratë të Këshillit Kombëtar të Rezistencës, – përgëzuan për zhvendosjen e sigurtë të të gjithë banorëve të kampit të lirisë jashtë Irakut dhe i uruan atyre sukses në betejën për demokraci dhe të drejtat e njeriut në Iran”.
Vet opozitarja Rajavi shprehu mirënjohje për përpjekjet e palodhura të Senatit amerikan për mbrojtjen e mijëra opozitarëve dhe zhvendosjen e sigurtë të tyre në Shqipëri.
“Senatori Blunt, – nënvizon gazeta, – ka qenë mes disa udhëheqësve amerikanë, që dënuan rolin destruktiv të Iranit në Irak”.
Duke e cilësuar Teheranin si pjesë të problemit që po destabilizon Bagdadin dhe të gjithë vendin, Blunt ia bashkua nismës për transferimin urgjent të opozitarëve iranianë që mbaheshin në një ish-bazë ushtarake amerikane të njohur si Kampi Liria, afër kryeqytetit irakian.
Pas shumë vështirësish, opozitarët u transferuan jashtë Irakut, në një numër vendesh europiane, por pjesa më e madhe u vendosën në Shqipëri. Vizita e fundit e senatorëve vjen në një kohë kur Uashingtoni ka vendosur sanksione të reja mbi Iranin, për mbështetjen nga ana e tij të terrorizmit dhe shkeljen e të drejtave të njeriut.
Ajo, sipas analistëve, i dërgon një sinjal të fortë Teheranit për mënyrën sesi opozita po fiton terren.
/ Top Channel
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...