Lajme

Senatorët amerikanë duan sivjet marrëveshje me Serbinë, e vlerësojnë bashkëpunimin me Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 16:36 | 22 May 2023

Senatorët amerikanë, Chris Murphy e Gary Peters e kanë vlerësuar lartë bashkëpunimin e shtetit të tyre me Kosovë.

Senatori Chris Murphy, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti tha se ky është viti i fundit kur Kosova dhe Serbia duhet ta zbatojnë marrëveshjen dhe të arrihet të njohja e ndërsjellët.

Ai shtoi se i vije mirë që Qeveria e Kosovës është duke e luftuar korrupsionin, ai theksoi se

-Advertisement-

“Është hera e dytë që jam këtu, do të mundohem që çdo pranverë të vij. Jemi këtu në rajon për një javë, nuk është koincidencë që jemi ndalur këtu, nuk ka mikë më të madh për ne”.

“Kjo nuk është koincidencë që keni pasur një rritje të madhe ekonomike, i’u faleminderit që keni dhënë zotimin për luftimin e korrupsionit. Na vjen mirë për marrëveshjen që keni arritur me Serbinë. Koha ka shumë rëndësi, është viti kur duhet të zbatohet marrëveshja dhe të arrijmë te njohja e ndërsjellët”,

Kurse senatori Gary Peters, ka thënë se Kosova është e para që kudo që ka incidente është e gatshme të bashkëpunoj me ushtrinë e ShBA-së, raporton EO.

“Siç u përmend kemi një komunitete shumë të madh shqiptar, ata e duanë vendlindjen e tyre dhe vijnë që të investojnë këtu dhe kam pasur një takim me anëtarët e atij komuniteti. Ajo çka po ndodh, jemi të inkurajuar nga marrëveshja që është arritur”.

“Sa i përket marrëdhënieve të shërbimeve të armatosura kemi marrëdhënie të shkëlqyer me Kosovën, çfarë do incidenti që ndodhë jeni të parët që ngritni dorën për të bashkëpunuar me ushtrinë e ShBA-së. Do të vazhdojmë që të forcojmë këtë marrëdhënieje edhe me tej”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera