Lajme

Senati vendosi për afatet e provimeve të nëntorit e prillit (Video)

Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 31 October 2017

Senati i Universitetit ka lejuar afatet e provimit për nëntor dhe prill për studentët e UP-së për vitin akademik 2017/2018.

Kërkesa u bë nga Parlamenti Studentor i kryesuar nga Muhamer Hamza.

“Ne si parlament kemi marrë kërkesë nga të gjitha departamentet për lejimin e afateve të provimeve për nëntor dhe prill 2017/2018”, tha Hamza.

-Advertisement-

E kundër kësaj kërkese u shpreh dhe votoi dekani i Fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli i cili i quajti këto kërkese antistatutare.

“Kjo kuptohet që është antistatutare dhe është mirë ta pranojë edhe menaxhmenti. Tri afate të rregullta janë të mjaftueshme”, tha Dugolli.

Pas kësaj reagoi edhe prodekani Naser Sahiti i cili tha se afati i nëntorit dhe prillit kanë ekzistuar qysh kur ai ka qenë student.

“Këto afate së paku prej pas lufte kanë qenë. Edhe unë kur kam qenë student ato afate kanë qenë aty”, deklaroi Sahiti.

Ndërsa kërkesa e dytë për lejimin e afateve të provimeve për absolventë ka kaluar vetëm për fakultetet që kanë 5 dhe 6 vjet studimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera