Sëmuret Ramiz Kelmendi, nuk merr pjesë në seancën e Demarkacionit
Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 20 March 2018
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, tha për KALLXO.com se ai nuk do të marrë pjesë në seancë e sotme ku pritet të votohet për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Ai tha se do të mungojë “për shkaqe shëndetësore”.
Kelmendi tha për KALLXO.com se e ka të paracaktuar një trajtim shëndetësor prej orës 17:00 dhe ai pret të zgjasë rreth 5 orë.
“Sot nuk mundem me qenë në seancë, kam trajtim shëndetësor që zgjat 5 orë, deri në orën 10, e unë nuk mund të marr pjesë për shkak të vlerave dhe helmeve në trupin tim që rriten”, tha Kelmendi.
Ai tregon se qëndrimi i tij në Kuvend do të ishte kundër apo abstenim.
“Qëndrimi im është kundër apo abstenim. Goja ime asnjëherë se ka thënë që unë do ta votoj demarkacionin, asnjëherë”, tha Kelmendi për KALLXO.com.
Tutje deputeti i LDK-së ka folur edhe për komentet e njerëzve nëpër rrejtet sociale se do të refuzojnë të shërben në kompaninë e tij “Elkos” nëse Kelmendi nuk e voton demarkacionin me Malin e Zi.
“Na kemi pas tri vjet gaz e protesta, i kemi ba dëm Kosovës, se për dëmin tim, kjo është çështje e vogël. Na i kemi ba dëm Kosovës, se për dëmin që i bëjmë “Elokosit” është çështje e vogël. Kosova dhe “Elkosi” kanë dallim”, tha Kelmendi për KALLXO.com.
I pyetur për komentet se ai po e kalkulon votën që të marrë diçka në këmbim, Kelmendi mohoi këtë mundësi.
“Unë pare kam, ekonomi kam mjaft, unë nuk merrna me kushtëzime, nuk kam nevojë. Nuk e kam kushtëzu as atëherë kur është zgjedhur Presidenti e që është varë prej votës time”, tha Kelmendi për KALLXO.com
Vazhdimi i seancës për Demarkacionin do të fillojë sot në orën 16:00.
Zyrtarë të LDK-së kanë deklaruar disa herë se grupi parlamentar i LDK-së i ka të gjitha votat pro kësaj marrëveshje.
Të tjera
-
Nenad Rashiq i indinjuar që serbët autentikë të Kosovës janë ende jashtë procesit të dialogut
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se nuk pret asgjë ...
-
Çitaku: Për ata që po ngrisin pikëpyetje, Mitrovica e Jugut është komuna e parë për numrin e premtimeve të realizuara
Pas një aksioni të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicën e Jugut...
-
Tensionohet situata në Shqipëri, protestuesit konfrontohen me policinë
Ka patur tensione të forta në sheshin “Willson” mes protestusve dhe policisë....
-
“Bajrami ka “avulluar” 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore”, deputetja e LDK’së – Bajqinovcit: A ka njeri normal që të beson?
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar sot ndaj postimit të deputetit...
-
30 ditë paraburgim ndaj tre serbëve që provokuan në Deçan
Ne Gjykaten Themelore në Pejë – Dega në Deçan sot është mbajtur seanca për ca...
-
Dy shqiptare kapen me 30 kg marihuanë në kufirin greko-shqiptar
Dy gra shqiptare janë kapur duke trafikuar një sasi të madhe droge nga Shqipë...
-
Profesori i gazetarisë e quan “mafiozitet editorial” lajmin e rremë të publikuar nga RTK-ja
Profesori universitar i gazetarisë, Milazim Krasniqi, e ka quajtur “mafiozite...
-
VV: Komuna e Prishtinës ka lidhur 114 kontrata njëburimore në vitet 2021-2024
Debati për kontratat njëburimore mes VV-së dhe LDK-së, është intensifikuar. ...
-
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më ktheve në të kaluarën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur nga Hardtalk i BBC-së, n...
-
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Nikolla nga Mitrovica e Veriut beson se pjesëtarët e komunitetit serb në Koso...
-
KFOR-i patrullon në malet e Zubin Potokut
Ushtarët letonezë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR...
-
Bajqinovci: Hykmetes iu paskan avullu edhe 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, MefaIL Bajqinobvi, ka thënë se tashmë nuk k...