Lajme

Sëmuret Papa Francesku- Një ditë pasi u solidarizua me të prekurit nga koronavirusi

Autori: Gazeta inFokus 23:25 | 27 February 2020

Papa Francesku u detyrua që të anulojë një vizitë në Romë, ku do të takohej me klerikë te tjerë, për shkak se ai shfaqi shenja të sëmundjes së lehtë.

Raportimet e mediave globale bëjnë me dije se Papa kishte shfaqur shenja të një sëmundjeje të lehtë, e kjo e detyroi atë që të mos marrë pjesë  në një ngjarje në bazilikën e Shën Gjonit Lateran në Romë të enjten në mëngjes. Një zëdhënës deklaroi se Papa për momentin poqëndron në Vatikan dhe se ai preferoi që të rrijë në qytet sesa të udhëtojë, shkruan Daily Mail.

Nuk ka asnjë komunikatë nga Vatikani se çfarë lloj sëmundjeje mund të ketë Papa, por ai u pa duke kollitur e peshërëtirë të mërkurën. Sëmundja e çuditshme e Papës vjen një ditë, pasi ai   puthi kokën dhe preku fytyrat e disa njerëzve, në Sheshin e Shën Pjetrit, duke thënë se ai kishte solidaritet me ata që vuanin nga koronavirusi.

-Advertisement-

Italia aktualisht është ndër vendet më të prekura europiane sa i takon sëmundjes të koronavirusit. Vetëm në Romë u shënuan 3 raste të prekurish nga koronavirusi, por për fat të mirë nuk kishte asnjë viktimë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera