Lajme

Sëmuret ministri, Skender Reçica

Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 09 November 2018

Ministri I Punës dhe Mirëqenës Sociale, Skender Reçica nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ky ka qenë edhe shkaku i anulimit të konferencës së paraparë të mbahej sot, shkruan Gazeta inFous.

Lajmin e kanë bërë të ditur nga MPMS përmes një komunikate për medie.

-Advertisement-

“Njoftoheni se për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të ministrit të MPMS-së, z. Skender Reçica, anulohet konferenca e thirrur për sot në orën 13:00, për lansimin në konsultime publike të Koncept Dokumentit për Rregullimin dhe Menaxhimin e Fushës së Pensioneve dhe Beneficioneve, të hartuara nga MPMS.”, thuhet në komunikatë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera