Lajme

Sëmuret humanisti Halil Kastrati

Autori: Gazeta inFokus 22:31 | 01 October 2021

Humanisti kosovar Halil Kastrati si duket ka telashe me shëndetin, duke e larguar atë paksa nga aktiviteti i tij human në ndihmë qytetarëve në nevojë.

Lajmin e ka bërë të ditur njëri nga miqtë e tij, i cili ka shkruan në Facebook se lutet për shëndetin e Kastratit që ai të shërohet sa më parë dhe t’u kthehet veprave të tij humane në të mirë të nevojtarëve, shkruan Gazeta Infokus.

Halil Kastrati, me shoqatën e “Jetimat e Ballkanit”, janë tashmë të njohur në hapësirat mbarë shqiptare për aktivitetet e humanizmit duke i bërë me shtëpi shumë familje në nevojë dhe duke i bërë me strehë pleqtë që nuk kanë askënd që të kujdeset për ta./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera