Sëmundjet mendore arsyeja kryesore e vrasjeve në Kosovë, psikologu Zeka shpjegon pse janë rritur këto raste
Autori: Gazeta inFokus
13:07 | 10 August 2023
Sot Kosova u zgjua e tronditur me vrasjen e tretë për vetëm një javë, ku një 39 vjeçar u vra në Runik të Skenderajt në një lokal nate.
Psikologu Arbër Zeka, në një intervistë për Gazetën Infokus ka dhënë se arsyeja apo motivi kryesor që qon drejt një vrasjeje është hakmarrja.
“Marrja e jetës një personi tjetër është rezultat i një emocioni të fortë i cili lidhet me një ngjarje të veçantë dhe një marrëdhënie të ngushtë si rastet e dashurisë, pakënaqësisë, xhelozia, zemërimi si dhe hakmarrja apo tjera. Megjithatë një nga motivet kryesore pas vrasjes është hakmarrja”, ka thënë ai.
Derisa për Kosovën ai ka thënë se njëra ndër arsyet kryesore pse kaq kaq shumë vrasje janë sëmundjet mendore.
Sipas psikologut Zeka një arsye tjetër është edhe dëshira për vendosur drejtësi ndaj dikujt që ka bërë keq.
“Njerëzit mund të vrasin nga dëshira për të vendosur drejtësi ndaj dikujt që i ka bërë keq, edhe nëse kjo do të thotë se ata vetë duhet të vuajnë për ta bërë këtë. Shumë vrasës janë të motivuar nga një ndjenjë e të drejtës – duke besuar se viktimat e tyre e meritonin atë që u ndodhi dhe se ata janë të justifikuar në veprimet e tyre. Njerëz të tjerë mund të vrasin nga dëshira për të fituar kontrollin mbi dikë ose për të ndëshkuar gabimet e perceptuara. Sëmundja mendore gjithashtu mund të luajë një rol në arsyen pse njerëzit kryejnë vrasje. Kjo është shumë relevante për Kosovën”, ka thënë ai për Infokus.
E natyrisht që edhe abuzimi me substanca narkotike mbetet njëra ndër arsyet për sjellje të dhunshme dhe mos kontrollim të impulseve.
“Njerëzit me forma të caktuara të sëmundjeve mendore mund të jenë më të prirur ndaj sjelljeve të dhunshme dhe të kenë vështirësi të kontrollojnë impulset e tyre. Abuzimi i substancave shpesh lidhet me dhunën, përfshirë vrasjen. Njerëzit nën ndikimin e drogës ose alkoolit mund të kenë më shumë gjasa të shfaqin zemërimin e tyre dhe emocionet e tjera në mënyra të dhunshme, duke çuar në pasoja të rënda për veten dhe për të tjerët”, përfundon Zeka.
Kujtojmë se dy vrasjet e tjera ndodhën njëra në Klinë në fillim të kësaj jave, ku një 40 vjeçar u vra derisa po qëndronte në një lokal në qendër të qytetit. Për viktimën dhe të dyshuarin u raportua se ishin familjarë dhe se kishin ardhur për pushime në Kosovë nga mërgimi.
Ndërsa rasti i parë ishte në lokalin Bon Vivant në Prishtinë ku pas gjuajtjeve me armë mes disa personave, mbetën 17 të plagosur në mesin e tyre 14 gra, dhe një ushtar i FSK-së nuk arriti ti shpëtonte plagëve të marrë dhe vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po merrte trajtimin./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
































