Sëmundja që shkakton rënien e dhëmbëve/ Kujdesi që ju duhet
Autori: Gazeta inFokus 06:58 | 21 June 2021
Shpesh anashkalohen si probleme jo serioze, por vëmendja e viteve të fundit për shëndetin e dhëmbëve, e ka shndërruar atë në një temë të rëndësishme. Përveç estetikës, dhe bezdisjes që shkaktojnë, përhapja e sëmundjeve të lidhura me dhëmbët është bërë paksa alarmante.
Çfarë është parodontoza?
Mishra dhëmbësh të ndjeshëm dhe shpesh të gjakosur. Por dhe dhimbje të forta dhëmbësh dhe nofullash kur hamë ushqime të ftohta apo të nxehta. Këto janë shenjat më të hasura për prezencën e problemeve me dhëmbët. Parodontoza shkakton një inflamacion të rëndë të mishrave të dhëmbëve, i provokuar nga bakteret që ngjiten në smaltin e dhëmbëve.
Një nga sinjalet kryesore të kësaj sëmundjeje është gjakosja e mishrave të dhëmbëve gjatë larjes me furçë. Vëmendje duhet t’i kushtojmë dhe skuqjes dhe ënjtjes së tyre.
Numri i të prekurve është në rritje
Në bazë të të dhënave të Federatës Evropiane të Periodontologji, ku bazohet dhe AgroWeb.org numri i të prekurve nga kjo sëmundje ka vlera alarmues. Kjo sëmundje sipas raportimeve është më e përhapur këto 30 vitet e fundit, por përsëri mbetet jo shumë e njohur. Shumica e të prekurve alarmohen kur ndjejnë dhëmbët t’u lëvizin. Në bazë të të dhënave janë përreth 750 milion të prekur nga kjo sëmundje në botë. Ku vetëm 3 milion janë rezultojnë të jenë në juglindje të Evropës.
Parandalimi bazohet tek përkujdesja e duhur
Një nga këshillat kryesore është pikërisht vizita tek dentistët dy herë në vit. Kështu ju do të keni mundësi që të kryeni kontrolle periodike për çdo shqetësim. Përsa i përket higjienës personale, sugjerohet larja e dhëmbëve me pastën e duhur dy herë në ditë. Larja duhet të zgjasë të paktën dy minuta, në mënyrë që të gjithë papastërtitë të largohen. Nëse mishrat e dhëmbëve ju gjakosen dhe ky problem ju përsëritet më shumë se 2 herë në javë, duhet të kontaktoni me specialistët e fushës.
Shëndeti i dhëmbëve nis në tavolinë
Siç e përmendëm dhe më lartë, shumica e personave të prekur, alarmohen kur dhëmbët fillojnë e lëvizin apo bien. Këshillohet që të pasuroni dietën tuaj me perime dhe fruta të freskëta e të pa gatuara. Për më tepër ushqimet që përmbajnë vitaminën C luajnë rolin kryesor në ruajtjen e shëndetit të mishrave të dhëmbëve. Si dhe ushqimet të pasura me calcium ndihmojnë në forcimin e dhëmbëve si dhe në ruajtjen e dendësisë së tyre.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 18 prill
Mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Republikë...
-
Vetëm gjatë shkurtit 151 çifte i dhanë fund martesës së tyre
Vetëm gjatë muajit shkurt të këtij viti, 151 çifte i kanë dhënë fund martesës...
-
Kaplohet nga zjąrri kuzhina e një lokali në Gjakovë
Një lokal në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Gjakovë është përfshirë sonte nga ...
-
1 mijë e 929 fëmijë linden në shkurt, ja sa femra e sa meshkuj
Gjatë muajit shkurt të këtij viti, kanë lindur 1 mijë e 929 fëmijë brenda dh...
-
Deliu kritikon Haxhiun: Kosova në ditë zie për gratë e vrąra, ministrja në fushatë zgjedhore të Maqedonisë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka kritikuar minist...
-
Kamberi thotë se rreth 14 të rinj nga Bunajovci janë ndaluar sot nga autoritetet serbe
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se 14...
-
“Putini po e pret Trumpin”: Bolton shpreh frikë për të ardhmen e Ukrainës dhe NATO-s
Ukraina përballet “me rrezik” nëse Shtetet e Bashkuara nuk miratojnë me shpej...
-
Vdękja e dyshimtë e ukrainases: Ky është personi i arrestuar, zbulohet dyshimi që rëndon mbi të
Një person është arrestuar lidhur me rastin tragjik të vdekjes së 23-vjeçares...
-
Musliu-Shoshi: Mashtrues e hipokrit shpallin “Ditë Zie”, e shkojnë në fushatë në Maqedoninë e Veriut !
Deputetja nga radhët e PDK-së Ariana Musliu- Shoshi i ka quajtur hipokrit e m...
-
“Strella u bë më agresiv ndaj meje dhe Butës pasi nisi të rrinte me Feron”, dëshmia e plotë e vëllaut të Butës, Qëndrim Januzit, për vrąsjen me gjashtë pĺumba të 30 vjeçarit në Ferizaj
Gjykimi për vrasjen e Gazmend Hysenit është në fazën përfundimtare. Në seancë...
-
Arrestohet një person për rastin trągjik të vdękjes së 23-vjeçares në autostradën në Ferizaj
Një person është arrestuar lidhur me rastin tragjik të vdekjes së 23-vjeçares...
-
MPB njofton se 5 zyrtarë policorë përfshirë Jankoviqin vazhdojnë të mbahen nga Serbia, bën thirrje te ndërkombëtarët të dënojë këtë veprim
Ministria e Punëve të Brendshme ka dënuar ashpër aktin e paprecedentë të Serb...