Shëndetësi

Sëmundja misterioze që prekë vetëm azilkërkuesit në Suedi

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 26 October 2017

Për gati dy dekada Suedia ka luftuar me një sëmundje misterioze.

Sindroma e quajtur dorëheqje, ndikon vetëm tek fëmijët e azilkërkuesve, të cilët tërhiqen tërësisht, pushojnë të ecin ose të flasin, ose të hapin sytë.

Përfundimisht ata shërohet. Por, pse ndodh kjo vetëm në Suedi?

-Advertisement-

Kur i ati e merr atë nga karroca e saj, Sophie nëntë vjeçare është e “pajetë”.

Në të kundërtën, flokët e saj janë të trasha dhe me shkëlqim- si një fëmijë i shëndetshëm, transmeton Indeksonline.

Por, sytë e Sophia janë të mbyllura.

Dhë në fundin  e saj të veshjeve ajo mban një pelenë. Ajo për 20 muajt e fundit është ushqyer me një tub transparent të ushqimit përmes hundës.

Sophie dhe familja e saj janë azilkërkues nga ish-Bashkimit Sovjetik.  Ata arritën në dhjetor 2015 dhe jetonin në strehimin e akomoduar për refugjatët në një qytet të vogël në Suedinë qendrore.

“Tensioni i gjakut është mjaft normal”, thotë doktoresha Elisabeth Hultcrantz, një vullnetare e Mjekësve të Botës.

“Ajo ka një normë të lartë impulsesh, kështu që ndoshta ajo reagon ndaj kaq shumë njerëzve që vijnë për ta vizituar atë sot”.

Hultcrantz teston reflekset e Sophie. Gjithçka funksionon normalisht. Por fëmija nuk jep shenja.

Pra, si mund të bëhet një fëmijë në një gjendje të tillë? “Kur ua shpjegoj prindërve se çfarë ka ndodhur, u them atyre se bota ka qenë kaq e tmerrshme sa që Sophie ka hyrë në vetën e saj dhe ka shkëputur pjesën e vetëdijshme të trurit të saj”, ka thënë Hultcrantz.

Profesionistët shëndetësorë që trajtojnë këta fëmijë bien dakord se truma është ajo që i ka shkaktuar ata të tërhiqen nga bota. Fëmijët që janë më të prekshëm janë ata që kanë përjetuar dhunë ekstreme, shpesh kundër prindërve t tyre- ose familjet e të cilëve kanë ikur nga një mjedi thellësisht i pasigurt.

Sindroma e rilindjes u raportua për herë të parë në Suedi në fund të viteve 1990. Më shumë se 400 raste janë raportuar nga viti 2003 deri në atë të 2005-ës.

Përderisa shumica e suedezëve filluan të shqetësoheshin për pasojat e emigracionit, këta “fëmijë të paaftë”, siç njihen, u bënë një çështje e madhe politike.

Kishte raporte që fëmijët po gënjenin dhe se prindërit po helmonin pasardhësit e tyre për të siguruar vendbanimin. Asnjëra prej këtyre tregimeve nuk u vërtetua.

Gjatë dekadës ë fundit, numri i raportuar i fëmijëve që vuajnë nga kjo sindromë ka rënë. Bordi Kombëtar i Shëndetit të Suedisë ka deklaruar kohët e fndit se ka pasur 169 raste në vitin 2015 dhe 2016.

Fëmijët që preken më së shumti janë ata nga ish-Bashkimi Sovjetik, Ballkani, fëmijët romë dhe më së fundi edhe Yazidët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera