Rozë

Semi mori ‘hak’ ndaj Donaldit, Romeo kthen me të njëjtën monedhë këngëtares

Autori: Gazeta inFokus 20:29 | 08 December 2021

Donaldi tashmë ka konfirmuar lidhjen me Beatrix dhe afrimiteti mori ‘’zjarr’’ menjëherë pas daljes së Semit nga shtëpia.

Kjo e fundit si shoqja e ngushtë e Borës vazhdimisht brenda shtëpisë e ka ‘’ruajtur’’ Donaldin duke përmendur faktin se sa shumë duhen ai dhe Bora.

Pas puthjeve e para që u shpreh e revoltuar pasuar me një publik të tërë dhe një numër të madh të fytyrave publike ishte Semi.

Këngëtarja lëshoi në mënyrë demonstrative studion madje gjatë spektaklit të asaj jave i kërkoi Arbanës t’i kthente edhe pellushin qe i la para se të dilte.

Pas këtyre zhvillimeve Semi i ka bërë ‘’unfollow’’ Donaldit edhe pse Bora nuk e ka bërë akoma një gjë të tillë.

E përderisa Donaldi nuk ka qasje në llogaritë e tij në rrjetet sociale, është Romeo ai që menaxhon rrjetet sociale të vëllaut dhe si duket u ‘’hakmorr’’ ndaj Semit duke iu kthyer me të njëjtën monedhë e duke i bërë ‘’unfollow’’ nga Instagrami Donaldit.

Të tjera