Selmanaj: Të mërkurën do të ketë zhvillime pozitive për çështjen e demarkacionit
Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 23 February 2018
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rasim Selmanaj në një prononcim për Telegrafin është shprehur optimist se në seancën e së mërkurës do të ketë zhvillime pozitive për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Selmanaj në një prononcim për Telegrafin tha se deputetët e LDK-së duhet të reflektojnë për zhbllokimin e situatës në të cilën është sot Kosova.
Sipas tij, Projektligji i sjellë në Kuvendin e Kosovës nga kryeministri Haradinaj mbetet në duart e deputetëve nëse do ta votojnë apo jo.
“Kam biseduar me shumë koleg pasi kryerjes së pauzës dhe është krejtësisht e panevojshme kjo situatë, pasi raporti i Bulliqit është raport shtetëror. Në seancën e jashtëzakonshme është projektligji që e ka sjell kryeministri e tash është në dorën e deputetëve për ta zhbllokuar situatën në të cilën është Kosova, në këtë rast te LDK-ja. Ne e kemi qëndrimin tonë shumë të qartë dhe LDK-ja duhet të heq dorë nga qëndrimi i tyre”, u shpreh Selmanaj.
Ai po ashtu tha se për seancën e cila pritet të mbahet të mërkurën është shumë optimist që do të ketë zhvillime pozitive.
“Pres që LDK do të reflektoj. Besoj që të mërkurën do të ketë zhvillime pozitive”, theksoi tutje Selmanaj.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 15 maj
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë me rastin e vrasjes së politikanit serb, O...
-
Fatmir Limaj nesër mban konferencë për media, arsyeja nuk dihet
Kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj, nesër do të mbajë konferencë për media në o...
-
Presidentja Osmani, liderja më e besuar në rajon
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është liderja më e besuar ...
-
Muhaxheri: LVV dhe PDK janë marrë vesh për datën e zgjedhjeve, më së largu më 7 korrik
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetari i Pejës, Gaz...
-
Çitaku: Shkuarja në zgjedhje përmes dorëheqjes së kryeministrit Kurti nuk po duket opsion real
Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka ...
-
Bislimi takon ministrin e BE-së të Hungarisë, flet për synimet e Kosovës për integrime evropiane
Takimi i fundit i vizitës zyrtare në Budapest i zëvendëskryeministrit të parë...
-
Sveçla pas operacionit në Veri: Mbetjet krim*inale të Radojçiqit po i ç’rrënjosim nga veriu i vendit tonë
Në Veri janë konfiskuar sasi e madhe e armatimit që dyshohet se kanë mbetur n...
-
Historiani Noel Malcolm: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me Asociacionin është një qasje e padrejtë
Një ditë më parë në Konsullatën e Kosovës në Nju Jork u shfaq filmi dokumenta...
-
Lëndohet shoferi i një kamioni në Ferizaj, një sasi e dheut ia zuri këmbët
Një person në Ferizaj është lënduar në vendpunishte derisa po shkarkonte dheu...
-
(PAMJE) Policia gjen arsenál ármátimi në veri të Kosovës, ndalohet një ish-zyrtar policor
Autoritetet e Kosovës kanë thënë të martën se kanë konfiskuar sasi të konside...
-
Në Zveçan u kap sasi e madhe e muni*cionit, flet Drejtori i Policisë: Pranuam informatë edhe nga AKI
Gazmend Hoxha, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, në një konferenc...
-
KFOR-i turk e kryen trajnimin për kontrollin e tráziráve të turmës në kampin Bondsteel
Misioni i NATO-së, KFOR, ka bërë të ditur se Njësitë turke nga Komanda Rajona...