Lajme

Selmanaj: Serbia dhe bashkësia ndërkombëtare bashkë, Kosova e vetme për shkak të veprimeve të Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 23:40 | 15 September 2023

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, thotë se takimi i djeshëm në Bruksel nënkupton se Bashkësia Ndërkombëtare është pozicionuar me Serbinë dhe Kosova ka mbetur e vetme në anën tjetër.

Selmanaj, i ftuar në Edicionin Special në Klan Kosova, ka potencuar se kjo ka ndodhur për shkak të veprimeve të kryeministrit Albin Kurti, karshi këtij procesi të dialogut.

Ai potencoi se kjo fazë e dialogut, është proces më jo transparent në dekadën e fundit.

-Advertisement-

“Dua të ngritë shqetësim jo vetëm timin por edhe të deputetëve të tjerë, për mungesën totale të transparencës të këtij procesi. Me tepër se 10 vite ka filluar ky proces i dialogut, kjo fazë që po ndodhë në qeverinë Kurti, është procesi më jo transparent që ka ndodhur në dekadën e fundit”, u shpreh Selmanaj.

“Kemi informata që i marrim nga intervistat ose të themi ligjërimit popullsitë që jep kryeministri i jep në Bruksel e Prishtinës. Me tepër kuptojmë nga deklaratat e njerëzve, dhe nga kontaktet që kemi me aleatët tanë sesa nga Qeveria e Kosovës”.

“Takimi i fundit i djeshëm ajo që na arritëm të shohim dhe të kuptojmë, përfundimisht bashkësia ndërkombëtare dhe Serbia janë në njërën anë dhe Kosova ka mbetur e vetme në anën tjetër”.

“Asnjëherë s’ka ndodhur në histori, gjithmonë Kosova ka qenë në një anë me aleatët dhe Serbia e vetme. Tash i kemi ndërruar rolet tërësisht. Me veprimet absurde të këtij kryeministri. Veprimet aventureske dhe të pakuptimta që i ka bërë karshi këtij procesi, na ka sjellë në situatë, ku sot është dita e 79-të nga masat, sanksionet e vendosura”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera