Lajme

Selmanaj pyet Kurtin: A jeni Qeveri e Kosovës apo OJQ?

Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 07 October 2022

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, e ka akuzuar Qeverinë Kurti duke thënë se zyra për çështjen e kategorive të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është jofunksionale.

Ai e ka shfaqur një dokument të lëshuar nga kjo zyrë, e cila sipas tij, nuk ka të shënuar ndonjë emër të zyrtarit, nuk ka vulë dhe numër të protokollit.

Andaj Selmanaj i është drejtuar Kurtit me pyetjen “A jeni Qeveri e Kosovës apo jeni Organizatë Jo-Qeveritare”.

-Advertisement-

Kurti i është përgjigjur kësaj pyetje duke thënë se zyra për çështjen e kategorive të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është funksionale dhe se i është përgjigjur veteranit Nevruz Berisha.

“Është funksionale dhe i kryen të gjitha shërbimet për kategoritë e dala nga lufte sipas ligjeve në fuqi”.

“Nuk është mirë të krijohet përshtypje që OJQ-të shkruajnë pa emër dhe pa vulë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera