Lajme

Selmanaj për përplasjen me Osmanin: Koha do të tregojë kush kishte të drejtë

Autori: Gazeta inFokus 22:32 | 08 July 2020

Lidhja Demokratike e Kosovës, me propozim të kryetarit Isa Mustafa, shkarkoi muajin e kaluar Vjosa Osmanin nga pozita e nënkryetares dhe kryesisë së kësaj partie.

Votimi i anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së u bë në mënyrë elektronike.

“Osmani nuk u largua për shkak të mendive ndryshe por për shkak vendimeve ndryshe. Unë personalisht nuk kam asgjë me Osmanin, bile kemi pasë një raport miqësor. Kemi dallime parimore. Koha do të tregojë se cili kemi pasë të drejtë. Paradoksale nuk e përkrah Qeverinë e partisë së saj. LDK nuk po merret me këtë çështje tash veç partisë që I takon kjo pozitë, mund të kontestojë pozitën e Osmanit”, është shprehur Selmanaj.

-Advertisement-

Në seancën e Kuvendit, në të cilën u votua mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti, Vjosa Osmani në kundërshtim me qëndrimin e Kryesisë së LDK-së, bëri apel të mos votohet mocioni.

E, Mustafa akuzoi Osmanin për ikje nga përgjegjësia për ta drejtuar seancën e Kuvendit për zgjedhjen e Qeverisë Hoti.

Osmani kishte shprehur publikisht pakënaqësitë e saja lidhur me prishjen e koalicionit LDK-Vetëvendosje, në mars të këtij viti.

Ajo u zgjodh kryetare e Kuvendit, me propozimin e partisë fituese të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje dhe vazhdon ta mbajë pozitën edhe pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, ndërkohë që Vjosa Osmani është shprehur kundër edhe qeverisë së re të formuar nga LDK-ja.

Në seancën e 3 qershorit, kur u votua për Qeverinë Hoti, Osmani nuk mori pjesë.

Osmani ka kundërshtuar edhe vendimin e qeverisë më 6 qershor, për të hequr reciprocitetin kundër Serbisë.

Në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, Osmani ishte kandidatja e LDK-së për kryeministre.

Ajo është personi i dytë më i votuar në Kosovë, pas Albin Kurti. Në zgjedhjet e fundit parlamentare mori 176 mijë vota.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera