Lajme

Selmanaj pajtohet me nismën e Vetëvendosjes: E mbështesim

Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 26 April 2021

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj tha se e mbështesin iniciativën e Lëvizjes Vetëvendosje për ta ndryshuar kodin e procedurës penale, që do të mundësojë gjykimin e të akuzuarve në mungesë.

Selmanaj tha se në parim janë pro kësaj iniciative, por shtoi se do të shohin për ndyshime gjatë mbledhjeve në komisionin parlamentar.

Shefi i Zyrës së BE-së tregon se çka duhet bërë për ndjekjen e krimeve të luftës

-Advertisement-

“Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka trajtuar projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e procedurës penale. Ne si grup paralamentar e mbështesim në parim. Normalisht do të shohim nëse ka diçka për të shtuar gjatë punimeve që do t’i zhvillojmë në komisionin parlamentar”, tha Selmanaj.

Ai shtoi se Qeveria në të cilën ai ishte zëvendëskryeministër ishte tërhequr përkohësisht nga kjo nismë me këshilla të faktorëve ndërkombëtarë.

“Qeveria e ka tërheq këtë projektkod për shkak të sugjerimeve dhe bashkëpunimeve që ne i kemi pasur me faktorë ndërkombëtarë dhe sidomos me Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së”, tha Selamanaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera