Lajme

Selmanaj: Nuk e dimë a do ta realizojmë procesin e vetingut

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 05 June 2020

Driton Selmanaj, zëvendeskryeminister nga radhët e LDK-së, ka thënë se kanë shumë punë për të bërë dhe deri më tani nuk e kanë ende të qartë nëse do të realizojnë një proces të vetingut.

“Kemi shumë punë për të bërë, nuk jemi krejtësisht të qartë nëse vërtetë do të realizojmë një proces të vetingut ose diçka të ngjashme, por, përkushtimi jonë do të jetë që në bashkëpunim me partnerët tanë do të provojmë që të identifikojmë sfidat që ky sistem në Kosovë i ka aktualisht që t’i adresojmë fuqishëm përmes performancës së brendshme apo edhe në instrumentet tjera që këto institucione kanë nevojë”, ka thënë Selmanaj.

Zëvendëskryeministri ka thënë se së bashku me Ministrin e Drejtësisë, Selim Selimin do t’i marrin masat e nevojshme për këtë çështje.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera