Lajme

Selmanaj: LDK-në e prekni veç nëse bëni komision hetimor për Akademinë e Shkencave, e as aty s’gjeni send

Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 28 April 2022

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj tha se si parti janë pro hetimit të çdo gjëje.

Në seancën ku po diskutohet formimi i një komisioni hetimor parlamentar për çështjen e energjisë elektrike, ai tha se opozita mund ta prekë LDK-në vetëm nëse formon komision hetimor parlamentar për Akademinë e Shkencave dhe Arteve.

Selmanaj kështu iu përgjigj pretendimeve të pozitës se komisioni i propozuar nga ta për ta hetuar situatën me energjinë elektrike që nga viti 2016, po i frikëson partitë opozitare.

-Advertisement-

“LDK-ja në secilën temë… jo në fushën e energjetikës, por në secilën temë… hapni, themeloni komisione hetimore dhe i keni nënshkrimet tona sepse ama bash kurrëkund s’kapeni fare. A di ku mund të kapeni me neve? Nëse bëni komision hetimor parlamentar për akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, e aty s’keni çka me gjetë send”, tha Selmanaj.

“Vetëm qaty e prekni LDK-në”, shtoi ai.

Deputeti i LDK-së tha se “në asnjë fushë tjetër LDK-në nuk e prekni”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera