Lajme

Selmanaj: Kurti e ka rrethuar veten me njerëz jokompetentë dhe të padijshëm, me gjasë edhe vetë është i tillë

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 17 July 2024

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Driton Selmanaj, ka kritikuar Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, duke thënë se nuk ka ekip profesional, përvojë dhe nuk di të krijojë e të implementojë strategji.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Selmanaj ka thënë se Kurti e ka rrethuar veten me njerëz jokompetentë dhe të padijshëm, teksa ka shtuar se me gjasë edhe vetë ai është i tillë.

“Për të dhënë rezultate duhet kombinimi i këtyre 4 faktorëve: Ekip, përvojë, strategji dhe fonde.

-Advertisement-

Për fat të keq të Kosovës, tri të parat nuk i ka kjo qeveri sepse Kryeministri Kurti e ka rrethuar veten me njerëz jo kompetent dhe të padijshëm. Kur njeriu e rrethon vetën me njerëz të tillë, me shumë gjasë edhe vet është i tillë.

Shumica e ministrave të këtij kabineti, vijnë pas dështimit të madh 8 vjeçar në menagjimin e Komunës së Prishtinës.

Kjo padituni ka pasoja të mëdha dhe do t’i kushtoj shumë Kosovës!”, shkroi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera