Lajme

Selmanaj i kundërpërgjigjet Lutfi Hazirit, flet për votën e Teuta Rugovës

Autori: Gazeta inFokus 12:28 | 25 July 2017

Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri sot edhe njëherë shprehu bindjen e plotë se deputetja e LDK-së, Teuta Rugova nuk do ta votojë kandidatin e PAN’it për kryeministër, Ramush Haradinajn, pavarësisht takimit që e kishte pasur me të.

Këto deklarata të Hazirit, i ka komentuar anëtari i Kryesisë së AAK-së, Rasim Selmanaj, i cili për Periskopin tha se deputetja Teuta Rugova ka bërë publik qëndrimin e saj dhe ka dhënë arsyet pse do ta bëjë një gjë të tillë.

“Nuk e kisha komentu më shumë se vetë deklarata që e ka dhënë Teuta Rugova dhe thjeshtë ka me u pa në seancë se a ka me votu apo jo. Deputetja Teuta Ruogova ka tregu publikisht dhe i ka dhënë arsyet publikisht pas takimit me Haradinajn. Na presim që deputetët e Kuvendit me votu Haradinajn për kryeministër”, tha Selmanaj për Periskopi.

-Advertisement-

Ai edhe njëherë i bëri thirrje LDK-së, që t’i bashkohet koalicionit PAN, për të cilin thotë se do ta bëjë Qeverinë.

“Votat janë të siguruara për qeverinë, por ne jemi të interesuar që LDK të bëhet pjesë e Qeverisë”, tha më tej Selmanaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera