Lajme

Selmanaj: Kërkonim shkarkimin e Maxhunit, ai u ngrit në pozitë

Autori: Gazeta inFokus 17:44 | 20 April 2018

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka komentuar emërimin e shefit të ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, shkruan Infokusi.com.

Selmanaj ka thënë se derisa kërkohet nga kryeministri dhe presidenti të shkarkojnë Maxhunin ata e bënë shef të AKI-së.

‘Para dy orësh presidenti dhe kryeministri kanë emëruar Shpend Maxhunin, shef të AKI-së. Ne kërkonim që Shpend Maxhni të shkarkohet nga Policia e Kosovës për shkak të pjesëmarrjes së tij në arrestimin e gylenistëve ‘, ka thënë Selmanaj.

-Advertisement-

Ai ka shtuar se ky është mesazh për mobilizim që të ndalen këta njerëz.

‘Çka ndodhë Thaçi e Haradinaj na tregojnë se nuk e kemi në plan me e qkap shtetin edhe nëse ju folni tërë ditën në Kuvend, dhe mesazhi i kësaj është që si parti politike dhe si shoqëri të mobilizohemi ti ndalim këtë njerëz, cila do të jetë forma akoma nuk dihet’, ka thënë Selmanaj.

Kujtojmë që gjatë ditës presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj kanë emëruar Shpend Maxhunin, drejtor të ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI)./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera