Lajme

Selmanaj: Hoti e merr bukën me vete në punë, kaniherë më lutë a po don pak

Autori: Gazeta inFokus 23:42 | 29 September 2020

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti e merr bukën me vete në punë.

Këtë ai e ka bërë të ditur gjatë një emisioni në RTK.

Madje, Selmanaj ka thënë se kryeministri shpesh e lutë për bukë.

-Advertisement-

“Ne kemi një kryeministër që bukën e merr me veti, merr sendëicha në cantë edhe e han. Merr bukë të zezë, është goxha fit. Përgatitë në banesë të tij edhe më lutë kaniherë, a po don pak. Nuk e ka atë luksin formë të jetesës së tij, nuk e ka pasurimin në politikë si mundësi”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera