Selmanaj: Duhet investim në krijimin e besimit reciprok mes politikës dhe qytetarëve
Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 15 September 2023
Driton Selmanaj, deputet dhe anëtar i Forumit për Transparencë Parlamentare, ka thënë se para se të vijnë në fazën e nismës legjislative duhet më shumë investime në krijimin e besimit reciprok në mes politikës dhe njerëzve që jetojnë në Kosovë.
“Kur e them besimit reciprok, e them që njerëzit duhet të na besojnë neve si politikë, që nismat e tyre edhe nëse vijnë në Kuvend duhet të marrin epilogun së paku një përqindje të dëshiruar”, ka thënë Selmanaj.
Sipas tij, nëse nismat legjislative nga qytetarët e Kosovës përfundojnë pa epilog pozitiv, atëherë qytetarët do të mendojnë se këto nisma janë të kota.
“Nuk e them qind për qind që nisma të merr përkrahjen e deputetëve sepse mund të ketë dallime në koncepte dhe ide, por nëse kemi disa nisma legjislative nga njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe ato kanë përfunduar pa epilog pozitiv, cili është mesazhi që bartet tek njerëzit, kot e keni mundohuni sa të doni se janë njo 120 veta atje që në fund vendosin sipas bindjeve të tyre politike, nismat e tyre bien për tokë”, ka thënë tutje Selmanaj.
Selmanaj në tryzesën ku u prezantua Doracaku për nisma legjislative nga qytetarët, po ashtu ka thënë se ky besim duhet të ndërtohet jo vetëm në bazë të nismave legjislative por edhe në kontekste tjera.
“Sikur ka një hendek të pakuptimtë të krijuar në mes politikës dhe njerëzve që jetojnë në Kosovë”, u shpreh ai.
Tutje Selmanaj, ka thënë se edhe përkundër që kanë arritur në nivel të partneritetit të bashkëpunimit me shoqërinë civile dhe grupet tjetra, ky bashkëpunim nuk ka avancuar edhe në aspektin përmbajtjesor.
Ndryshe, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, së bashku me Forumin për Transparencë Parlamentare të Kuvendit të Kosovës dhe me përkrahje të Rockefeller Brothers Fund (RBF), të premten në Kuvendin e Kosovës, ka publikuar “Doracakun për nisma legjislative nga qytetarët”. /BetimipërDrejtësi
Të tjera
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...