Selimi: Të jemi në rrugën e atyre që ranë për lirinë e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 27 November 2017
Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe ditëlindjes së komandantit Adem Jashari, OVL e UÇK-së ndau dekorata për Mujë Krasniqin, Rexhep Selimin, Daut Haradinajn dhe Halit Gecin, për kontributin e dhënë në luftën çlirimtare të Kosovës.
Ish-luftëtari i UÇK-së, Rexhep Selimi, vlerësoi tha se ndjehet i nderuar për dekoratat që OVL e UÇK-së ka ndarë për të dhe luftëtarë tjerë, ndërsa theksoi se nuk e sheh veten si protagonist të UÇK-së, porse ka qenë vetëm rastësi që disa nga ta të jenë më afër kamerave.
Gjatë fjalës së tij, Selimi tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk lindi më 28 nëntor, ajo ekzistonte qysh më parë dhe lindi kur komandanti Adem Jashari i ktheu pushkën Serbisë, kurse e si e tillë lindi dhe u rrit edhe kur ra Zahir Pajaziti, Luan Haradinaj, Adrian Krasniqi e dëshmorë të tjerë.
Ai nuk la pa përmendur edhe rënien e mësuesit Halit Geci, ku tha se dalja në dritë e UÇK-së lidhet pikërisht me emrin e tij.
“Sa herë vjen 28 nëntori ne e shohim veten jo protagonistë. E shohim pjesë tuajën, pjesë të atyre që sakrifikuan, pavarësisht që ne ishim më afër kamerave. Atë ditë ndodhi ajo që çdo ditë e bënë luftëtarët e UÇK-së, qoftë në Drenicë, qoftë në Dukagjin, qoftë në Llap e kudo që ishin. 4’27” Kjo datë më së shumti u atribuohet luftëtarëve të UÇK-së, e në këtë rast më së shumti Mujë Krasniqit, i cili asaj dite i qëndroi besnik deri në fund dhe u përjetësua më rënien e tij. Kështu që t’i kujtojmë gjithë ata që i kanë dhënë kësaj date, gjithë ata që kanë dhënë në lirinë për Kosovën, mjafton të jemi në rrugën e tyre”, u shpreh Selimi.
Kryetari i Organizatës të Veteranëve të Luftës të UÇK-së, Hysni Gucati, gjatë leximit të një historiku të shkurtër por plot vlerë të 28 Nëntorit të shqiptarëve, ku kishte renditur kronologjikisht ngjarjet që e shënojnë këtë datë, veçoi edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, për të cilën tha se ishte UÇK-ja ajo që ndërroi kahjen e historisë më të re të popullit shqiptar.
Ndërsa theksoi se organizimi i sotëm u bë për të mos harruar asnjëherë sakrificën e dëshmorëve që ranë për lirinë e Kosovës.
“Jemi tubuar sot, pikërisht në 28 nëntorin e shqiptarëve e të Shqipërisë, që të festojmë 28 nëntorin së bashku, duke mos harruar asnjëherë sakrificën e popullit shqiptarë dhe luftërat e tyre për lirinë, bashkimin dhe rolin, protagonistët e ngjarjeve historike, burrat dhe gratë që u flijuan për lirinë e atdheut. Ishte UÇK-ja ajo që ndërroi kahjen e historisë më të re të popullit shqiptar”, tha ai.”, tha ai.
Nesër më 28 Nëntor, bëhen 20 vjet prej daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, datë kjo që korrespondon edhe me ditëlindjen e Komandantit legjendar Adem Jashari.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...