Lajme

Selimi: Të mobilizuar për Programin e Dautit për Prishtinën, shpi për shpi e mahallë për mahallë

Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 12 April 2021

Ish-ministri i Drejtësisë, anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Selim Selimi përmes një statusi në Facebook bëri të ditur se Programi i Daut Haradinajt ka përkrahje të gjerë nga qytetarët e Prishtinës.

Ai tha se nuk janë funksionarët e qeverisë ata që e përcaktojnë zhvillin por janë qytetarët e Prishtinës.

Azem Vllasi dëgjohet si dëshmitar në rigjykimin e rastit “Syri i Popullit”, polemika mes anëtarit të trupit gjykues dhe avokatit

Po ashtu Selimi tha se programi i Daut Haradinajt për Prishtinën ka mobilizim të gjerë të qytetarëve të kryeqytetit duke filluar nga lagjet e deri te periferitë e Prishtinës.

“Mobilizim i qytetarit të Kodrës së Trimave, Kolovicës, Qendrës, Dardanisë, Ulpianës, Veternikut, Hajvalisë, Bardhoshit e krejt lagjeve e katundeve, duke na përfshi edhe neve të ardhurve e që Prishtina na pranoi si bijë e bija te Kryeqytetit”, ka shkruar Selimi.

Postimi i plotë:

Shpi për shpi, mahall për mahall. Programi i Dautit për Prishtinën është “bottom-up” (prej poshtë, nalt). Qytetari i Prishtinës është përcaktuesi i zhvillimit e jo funksionarët e qeverisë. Nuk kemi nevoj për fasadë as performaca. Mobilizim i qytetarit të Kodrës së Trimave, Kolovicës, Qendrës, Dardanisë, Ulpianës, Veternikut, Hajvalisë, Bardhoshit e krejt lagjeve e katundeve, duke na përfshi edhe neve të ardhurve e që Prishtina na pranoi si bijë e bija te Kryeqytetit. Dao është zani jem. Selim Selimi, aktivist i Aleancës për Prishtinën.

Shpi për shpi, mahallë për mahallë. Programi i Dautit për Prishtinën është “bottom-up” (prej poshtë, nalt). Qytetari i…

Posted by Selim Selimi on Monday, April 12, 2021

Të tjera