Selimi: Do ta pengojmë ratifikimin e Demarkacionit
Autori: Gazeta inFokus 17:28 | 08 May 2017
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të mbrojë qëndrimin se do ta pengojë mbajtjen e seancës në të cilën do të nxirret në votim ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Rexhep Selimi, ka thënë për Telegrafin se ata do t’i përdorin, nëse ka nevojë, të gjitha mjetet demokratike, përfshirë këtu edhe gazin, për ta penguar që të kalojë kjo marrëveshje e dëmshme për vendin.
Sipas tij, nuk kanë arsye që t’i ndryshojnë qëndrimet, përderisa dëmi është i njëjtë.
“Ne nuk kemi lëvizur nga ato që kemi thënë më herët, për shkak se e konsiderojmë këtë marrëveshje të dëmshme për Kosovën”, ka thënë Selimi.
Ndryshe, njëra prej marrëveshjeve më të diskutuara në politikën kosovare, ka qenë ajo e demarkimit të kufirit të Kosovës me fqinjin perëndimor.
Kanë kaluar gati dy vite dhe kjo marrëveshje nuk ka arritur që, në mungesë të votave të mjaftueshme, të dërgohet në Kuvendin e Kosovës për votim.
E mërkura e kësaj jave mund të jetë edhe një test për ekzekutivin e vendit, nëse do të kalojë kjo marrëveshje ose jo.
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës për çështjen e demarkacionit, që është paraparë për sot, është shtyrë për të mërkurën, ditë në të cilën do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të votohet mocioni i mosbesimit për qeverinë e Isa Mustafës.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...