Lajme

Selimi: Sapo mësova nga burime qeveritare se muajin e kaluar 700 serbë i kanë regjistruar veturat e tyre me targa kosovare

Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 05 April 2023

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ka njoftuar se 700 familje serbe duan normalitet por sipas tij ato janë duke u sulmuar nga strukturat paralele vetëm se pse këto familje kanë regjistruar automjet e tyre në targa “RKS”.

“Sapo mësova nga burime qeveritare se muajin e kaluar 700 serbë i kanë regjistruar veturat e tyre me targa kosovare”, ka thënë ish-kryediplomati i Kosovës.

“700 familje serbe të Kosovës duan normalitet. Disa prej tyre janë sulmuar nga radikalët”, ka thënë Selimi.

-Advertisement-

Ai ka përfunduar duke i bërë thirrje autoriteteve kosovare që të zgjasin afatet për regjistrimin e automjeteve me targa “RKS” pasi sipas tij kjo është i nevojshëm që dhe qytetarët tjerë ta bëjnë këtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera