Lajme

Selimi rikujton raportet që ka me familjen Haradinaj

Autori: Gazeta inFokus 20:27 | 19 July 2017

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi përmes një shkrimi në Facebook, ka “rikujtuar” raportet që ai ka me familjen e kandidatit për kryeministër nga radhët e PAN, Ramush Haradinajn.

Këtë sqarim ai e ka bërë për shkak të dita komentimeve jokorrekte që janë bërë, pas intervistës së Selimit për gazetën “Epoka e Re”, ku edhe ka folur për marrëdhënien që ai ka me familjen Haradinaj.

Ja postimi i plotë:

-Advertisement-

RIKUJTIM, JO REAGIM

Po degjoj diku-diku, neper disa emisione, komentime jo korrekte sa i perket qendrimin tim ndaj Koalicionit PAN dhe kandidatit te tyre per Kryeminister Z. Haradinaj

Jo ne pak raste po verej tendenca te perçarjes dhe poashtu tendenca qellimkqija te rremimit te miqesise me meje dhe Familjes se respektuar Haradinaj.

Per “disa kureshtare” po e publikoj nje pjese nga intervista ime e sotme ne “Epoka e Re” qe ka te beje me kete teme. Nese dikush e ka problem kete qemdrim le ta thote dhe le ta analizoje drejte.

Besoj se edhe vete Haradinaj e çmon qendrimin tim parimor, ne kete rast kundeshtues, ne lidhje me kete teme.

Me poshte po e publikoj pergjigjen time per kete teme dhene sot gazetes Epoka e Re.

“Epoka e re”:

Ju personalisht keni raporte të mira me familjen Haradinaj, veçanërisht me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, për shkak të kaluarës. A do të ndikojnë këto raporte që ju ta votoni z. Haradinaj për kryeministër?

Si

Selimi:

Une kam dhe shpresoj te kem gjithmone raporte te mira miqesore me Familjen Haradinaj. Por nuk do te thote se miqesia te kuptohet si lojalitet politik ndaj njeritjetrit. Ne i kemi ekipet e ndara politike e poashtu edhe aleatet. Z. Haradinaj eshte kryetar i AAK-se dhe i ka zgjedhur me vetedije aleatet e vet politike. Kjo eshte zgjedhja e tyre dhe une e pranoj si fakt.

Por une jam deputet i Levizjes Vetevendosje, i zgjedhur nga votuesit e Levizjes Vetevendosje, kam besimin e tyre dhe do t’ju qendroj besnik votuesve te Levizjes Vetevendosje! Une jam deputet i Levizjes Vetevendosje dhe kandidati im per Kryeminister eshte Albin Kurti. Une nuk jam aksidentalisht ne Levizjen Vetevendosje!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera