Lajme

Selimi: Pretendimet e “Europa Nostra” për Manastirin e Deçanit janë të pasakta

Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 10 April 2021

Ish-ministri Selimi: Pretendimet e “Europa Nostra” për Manastirin e Deçanit janë të pasakta

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka reaguar ndaj përzgjedhjes së Manastirit si një ndër shtatë monumentet me rrezikun më të lartë nga “Europa Nostra”. Selimi ka thënë se këto pretendime të “Europa Nostra” janë të pasakta.

Sipas tij, vlerat kulturore e fetare asënjëherë nuk janë sulmuar nga shqiptarët, por janë mbrojtur me çdo çmim e në çdo kohë.

-Advertisement-

“Duket se shumë kujt nuk i konvenon harmonia dhe kujdesi historik i qytetarëve të Deçanit për manastirin e tyre. Janë të pasakta pretendimet e Europa Nostra se ky manastir është në rrezik të lartë, siç i quan ajo nga “ekstremistët lokalë”.

Vlerat kulturore e fetare asnjëherë nuk janë sulmuar nga shqiptarët, përkundrazi janë mbrojtur me çdo çmim dhe në çdo kohë”, ka shkruar Selimi në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera