Lajme

Selimi pret kërkimfalje nga ambasadori gjerman

Autori: Gazeta inFokus 20:52 | 18 February 2020

Selimi i reagon ambasadorit gjerman Heldt Koordinator nacional për sfidat e mijëvjeçarit në Kosovë (MCC), Petrit Selimi ka shpërndarë në Twitter një lajm të Al Jazeera Balkans, ku thuhet se Gjermania do t’i rrisë vizat e punës për Ballkanin, pasi 56% e kompanive kanë nevojë për punëtorë.

Ambasadori gjerman Christian Heldt, i ka reaguar Selimit duket thënë se i vjen mirë që po kupton nga ai gjëra të reja për vendin e tij. “Unë si kam informatat, por ti i ke burimet më të besueshme sigurisht”.

Ndërsa, Selimi në replikën e tij ka thënë se pret kërkimfalje nga ambasadori Heldt.

-Advertisement-

“Nëse Heldt mendon se AJBallkans po gënjen, ai mund të reagoj ndaj tyre, e jo të më kthejë mua një përgjigje fyese dhe cinike të padenjë për një diplomat. Isha i qartë në citimin e një burimi të tretë. Pres kërkimfalje”, ka shkruar Selimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera