Lajme

Selimi për Specialen: Gjykimet fillojnë tani, por “vjelja e organeve” nuk u zbulua kurrë

Autori: Gazeta inFokus 17:37 | 01 April 2023

Ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi ka përmendur se Kosova ishte nën presion nga Perëndimi për të formuar Gjykatën Sepciale, për të trajtuar akuzat e Dick Martyt.

Ai në një shkrim në Twitter, ku e ka ripostuar edhe atë që e publikoi më herët kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka thënë se lidershipi Kosovar ka qëndruar dy vite në paraburgim.

Ai tutje ka thënë: “Gjykimet fillojnë tani, por asnjë “vjelje organesh” nuk u zbulua kurrë”.Selimi shkroi rreth Gjykatës Speciale edhe para disa ditësh, duke renditur disa fakte tronditëse për këtë institucion.

-Advertisement-

Ndërkohë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë lajmin e “Reuters” ku njoftohet se pritet të fillojë gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke përfshirë këtu edhe ish-presidentit Hashim Thaçi.

Rama në llogarinë e tij në Twitter ka shtruar një pyetje, duke thënë se “a duhet të konsiderohen kriminelë ata që e udhëheqin popullin drejt lirisë?”.

Ai tutje ka cituar edhe fjalët e presidentit amerikan, Joe Biden për ish-presidentin Thaçi.“Është një mendim shqetësues, veçanërisht duke pasur parasysh se njeriu në këtë foto dikur u përshëndet si George Ëashington i Kosovës nga vetë Joe Biden!”, ka shkruar Rama.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe dhuron veturën “Kia Sportage” (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera