Lajme

Selimi: Për krimet serbe duhet të mësojnë edhe nxënësit e nivelit fillor

Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 08 August 2020

Informacione për vrasjet, dhunimet, por edhe për personat e zhdukur gjatë luftës së fundit nga forcat serbe pritet të kenë edhe nxënësit duke filluar nga niveli fillorë.
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, tha se është e nevojshme që krimet të memorizohen dhe të dhënat duhet të bëhen pjesë e kurrikulave të arsimit fillor, të mesëm, por edhe nivelit terciar.

“Është nëse e rëndësishme që të krijohet memoria se çka ka ndodhur me luftën në Kosovë, pastaj duhet të futet në kurikulat e arsimit që nga arsimimi fillor i mesëm dhe terciar dhe duhet të dokumentohet”.

Për të mbledhur dhe dokumentuar krimet serbe Ministria e Drejtësisë po parashikon të kthejë në punë sërish Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës.
Ky Institut ishte në funksion që nga viti 2011 deri në vitin 2018 me vendim të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.
Përderisa në kuadër të ministrisë funksionon një departament i veçantë që qëllim ka mbledhjen, përpunimin dhe klasifikimin e rasteve të krimeve të luftës.

-Advertisement-

Selimi po konsideron se ky Institut do t’i ndihmonte institucionet në zbardhjen e së vërtetës për krimet e kryera.Mirëpo, ai thotë se Instituti duhet të kombinohet me kapacitetet ekzistuese që janë në ministri.

“Me organizimin paraprak të ministrisë është paraparë një divizion i cili merret me drejtësi në të cilën hynë edhe hulumtimi për krimet e luftës dhe është themeluar komisioni në qeverinë e kaluar që të kemi një institut”.

“Por këtë institut duhet ta kombinojmë me kapacitetet ekzistuese që i kemi në Ministri”.Ndërsa, drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKMRT), Feride Rushiti për Ekonomia Online tha se rinfuksionalizimi i Institutit për Krimet e luftës është i domosdoshme në këtë kohë kur ka edhe mohim të krimeve nga ana e Serbisë.

Ajo thotë se ky institucioni do të duhej të kishte edhe funksionin dhe peshën qysh nga pas lufta e deri më tani.

“Natyrisht që rifunksionalizimi apo ekzistimi i një mekanizmi të shtetit siç është ky institut mendojmë që i shërben mbi të gjitha fatit dhe zbardhjes së të vërtetës për të kaluarën e hidhur të Kosovës, për plagët e shumta, viktimat e shumta të cilat ende nuk kanë marr drejtësi dhe ende nuk është dokumentuar ashtu siç duhet periudha e luftës”.“…krijimi i një mekanizmi dhe rifunksionalizimi më vjen keq të them që ky lloj mekanizmi është krijuar në një periudhë më të hershme, mesa më kujtohet në vitin 2011 pastaj është shuar pastaj në qeverisjen Kurti ka pasur iniciativë për tu rifunksionalizuar nga Ministria e Drejtësisë, por tani prapë edhe nga ministri Selimi vjen iniciativa për tu vë në funksion dhe mendoj që një shtet i cili ka kaluar me mijëra humbje, dhimbje, dhe një numër i madh i të zhdukurve të pazbuluar dhe ky lloj institucioni do të duhej të kishte edhe funksionin e vet edhe peshën e vet qysh nga pas lufta e deri më tani”.
Por sipas saj, edhe 21 vjet pas luftës hetimi dhe gjykimi i krimeve po vonohet, duke shtuar se asnjë person nuk e ka marr dënimin e merituar, raporton EO.“Ne po hymë në 21-vjetorin e pas luftës dhe as edhe një person i vetëm nuk është ndëshkuar për këto krime dhe mund të themi se jo që po vonohen po janë mohuar edhe nga fakti se shumë nga këto gra kanë qenë pjesë e gjyqësorit, dhe deri më sot nuk ka arrit asnjë person i vetëm ta merr dënimin e merituar”.

Ministria e Drejtësisë ka formuar një ekip prej 15 personash që deri në shtator të hartojnë një raport mbi mënyrën se si duhet të funksionojë Instituti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera