Lajme

Selimi: Në Inspektoratin e Policisë së Kosovës ekziston rrjeti i krimit

Autori: Gazeta inFokus 09:32 | 15 February 2018

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Rexhep Selimi, njëherit anëtar i Komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovës, tha se ka shumë probleme në Inspektoratin e Policisë së Kosovës (IPK).

“Është një rrejt që ekziston aty në IPK. Kushdo që është i interesuar të luftojë krimin duhet të ketë parasysh se aty është një rrjet”, tha Selimi për emisionin “Betimi për Drejtësi”, i cili ka hulumtuar për skandalet e menaxhmentit të IPK-së në ndikime të drejtpërdrejta në konkurse dhe procese hetimore si dhe amnistinë e zyrtarëve të Policisë së Kosovës.

Sipas Selimit, duhet të ketë reforma të thella në Polici, IPK dhe në përgjithësi në fushën e sundimit të Ligjit.

-Advertisement-

“Inspektorati i Policisë së Kosovës jo vetëm tani ka probleme, por edhe më herët ka pasur shumë probleme edhe me paraardhësin e kryeshefit të suspenduar së fundi Hilmi Mehmeti. Por nëse fokusohemi tani tek IPK-ja, ka probleme skandaloze. Është një problem shumë shumë i madh, kur kryeshefi i IPK-së, involvohet në çështje, siç është punësimi, atëherë paramendoje se çfarë ka bërë në ato raste kur opinioni nuk i di. Që nga ardhja në krye të IPK-së, ka pasur shkelje e kryeshefit tani të suspenduar ka pasur shkelje. Unë kam ngritur çështjet edhe më herët për të njëjtin protagonist, i cili është përfshirë në dhunë fizikë në rrugët e Prishtinës. E keqja më e madhe është së këta kanë bashkëpunim perfekt me njëri tjetrit dhe po ashtu kanë edhe mbështetje nga majat e policisë, dhe krerët e prokurorisë së Kosovë. Pra tani edhe përpiqen ta mbrojnë njëri tjetrin”, tha Selimi.

Ai vlerësoi se Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj e ka rastin të marrë masa dhe të rreshtohet në një anë.

“Ky e ka rastin ose të merr masa ndaj vartësve të tij, ne po kërkojmë të merr përgjegjësi. Ai e ka rastin dhe unë pres që ai të merr masa dhe të veprojë”, deklaroi ai. Për disa zyrtarë të policë së Kosovës, Selimi tha se ka prej tyre që shkelin ligjin, duke përfshirë edhe kryeshefin e Anti Krimit Nazmi Sahiti.

Beqiri: Duhet të ketë hetime për IPK-në

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ismet Beqiri, njëherit anëtar i Komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovës, tha se kanë informacione jo të detajuara për ngjarjet në IPK, por është fakt që ka suspendim në IPK, në këtë rast të kryeshefit të IPK-së, Hilmi Mehmeti.

“Ne presim që në Komisionin për Punë të Brendshme për Siguri në Kuvendin e Kosovës, të raportojë ministri Sefaj, pasi që është shtyrë. Për të gjitha që kanë dal në publik, duhet të kemi ballafaqim”, tha Beqiri për emisionin “Betimi për Drejtësi” në RTK. Sipas tij duhet të merremi më problemet e trashëguara në IPK. Megjithë zhvillimet në Polici të Kosovës, Beqiri tha se ka shumë besim tek policia e Kosovës. “Në institucione ku lidhet me jetën e qytetarëve të Kosovës, siç është Polica e Kosovës duhet të kemi punë”, tha ai.

Xhelili kërkon ekip hetimor për Inspektoratin e Policisë së Kosovës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Xhelili njëherit anëtar i Komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovës, zhvillimet e fundit në Inspektoratin e Policisë së Kosovës (IPK), nuk i ka pritur mirë.

“Ne kemi pritur që IPK-ja të jetë shembull, me daljen në shesh të gjërave, është e nevojshme që duhet të merremi me IPK-në. Gjëja më e mirë është që të krijohet një ekip hetimor për të hetuar zhvillimet e fundit në IPK”, tha Xhelili për emisionin “Betimi për Drejtësi” në RTK. “Duhet të merret hapat që të mos lejohet të ketë rënie të reputacionit të Policisë së Kosovës. Ka mundësi të krijohet task-forcë që të gjejmë zgjidhje”, tha ai. Sipas tij grupi që krijohet nga komisioni do të ketë mundësi të shikojë problemet si në Polici e IPK dhe të del me rekomandime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera