Lajme

Selimi: Ministria e Drejtësisë nga papërgjegjësia e vet tani po merret me gazetarë dhe po tenton ta vrasë sistemin e drejtësisë

Autori: Gazeta inFokus 19:09 | 24 November 2021

Ish – ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka reaguar pas raportimit në media, ku dyshohet se Ministria e Drejtësisë ka ndërhyrë në një rast të madh korrupsioni të profilit të lartë.

Selimi potencoi se është për keqardhje që kasta kapëse e drejtësisë pushtet, nga papërgjegjësia e vet merret me gazetarë dhe e vret transparencën, ashtu siç po tenton ta vrasë sistemin e drejtësisë.

Reagimi i plotë:

-Advertisement-

Mediumi online Paparaci raportoi sot mbi një rast të madh korrupsioni të profilit të lartë, në të cilin dyshohet se ka ndërhyrë Ministria e Drejtësisë.

Ministria e Drejtësisë, paralajmëroi padi ndaj gazetarëve. Është për keqardhje që kasta kapëse e drejtësisë pushtet, nga papërgjegjësia e vet merret me gazetarë dhe e vret transparencën, ashtu siç po tenton ta vrasë sistemin e drejtësisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera