Lajme

Selimi: Marrëveshjet e fshehta të Thaçit e sollën Vuçiqin në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 08 September 2018

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi në një prononcim për gazetën inFokus ka komentuar vizitën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Kosove.

Selimi ka thënë se kjo vizitë është rezultat i  marrëveshjeve të fshehta të  Presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë.

“Ky është rezultat i marrëveshjeve të fshehta Thaçi-Vuçiq”, ka thënë Selimi

-Advertisement-

Ai madje ka thënë se ky është vetëm fillimi pasi negociatta me shtetin serb do të prodhojnë edhe gjëra të më rënda

“Negociatat me Serbinë do të prodhojnë gjëra edhe më të rënda së kaq, ky është vetëm fillimi”, ka thënë Selimi për gazetën inFokus.

Presidneti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të vijë të Kosovë sot rerth orës 14:00.

Vuçiq do të hyjë në territorin shqiptar përmes pikës kufitare në Bernjak ndërsa do të qëndroi në Kosovë deri të dielën.

Në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, Vuçiq do të vizitoi edhe liqenin e Ujmanit për të cilin mori pëlqimin e Institucioneve të Kosovës vetëm mbrëmjen e së premtes.

Gazeta inFokus pak minuta më parë ka raportuar se pjesë e delegacionit të presidentit serb do të jetë edhe drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq mbrëmjen e së premtes nga veriu i Kosovës u deklarua për mediet serbe.

Gjuriq për këtë vizitë ka marrë leje nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës./inFokus

Lexo edhe: Ka apo jo Gjuriq leje që të qëndroi në Kosovë, tregon MPJ

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera