Lajme

Selimi: Kuvendi po ruhet nga Forca Speciale

Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 05 September 2018

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Sylejman Selimi ka komentuar shtyrjen e sotme të seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga Qeveria.

Selimi ka thënë se shtyrja nuk është e rastësishme dhe po i mohohet opozitës e drejta e tyre për mbajte të seancës, shkruan gazeta inFokus.

“Jemi ne pritje të vazhdimit të seancës e cila e grabiti seancën e djeshme te thirrur nga opozita në orën 10:00. Kjo prite nuk është e rastësishme sidoqoftë ne do të këmbëngulim në atë çfarë është e drejte e jona dhe asaj çfarë po I mohohet opozitës”, ka thënë Selimi.

-Advertisement-

Ai madje ka bërë të situr se jashtë ndërtesës së Kuvendit të Kosovës janë parë forca special.

“Është risi që sot rreth Kuvendit ka forca speciale dhe është e çuditshme që para se deputete të vinë në sallë në Kuvend janë parë forca special”.

Seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga Qeveria ishte planifikuar të mbahej të martën në orën 09:00 por për shkak të disa shtyrëve u vendos që të mbahej të mërkurën në orën 14:00.

E as në këtë orar nuk u mbajt për tu shtyrë në orën 16:00 ndërsa kanë kaluar rreth gjysme orë dhe end e nuk ka filluar./inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera