Lajme

Selimi: Kurti ka qenë ushtar, për të mos thënë Thaçi po rren, po them nuk është e vertetë

Autori: Gazeta inFokus 23:14 | 22 October 2020

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se Sylejman Selimi si Komandat i Përgjithshëm i UÇK-së, ka vendosur që Albin Kurti të mos dilte në vijat e frontit si ushtar por që të punonte në Zyrën e Përfaqësuesit të Përgjithshëm të cilën e drejtonte Adem Demaçi.

“Për të mos thënë se Hashim Thaçi ka rrejt, po them se nuk është e vërtetë që Albin Kurti ka dezertuar. Kurtin e kemi takuar me Adem Demaçin ku ishte asistent personal i tij. E ka shpjeguar Sylejman Selimi kur Kurti ka kërkuar që të rekrutohet si ushtar në zonat e luftës”.

“Derisa ka qenë në zyrën e UÇK-në në Prishtinë, Kurti ka qenë ushtar. Ai ka dashur që të jetë në vijat e frontit që për të do të ishte pozicion më i lehtë sesa të vepronte në Prishtinë”, është shprehur Selimi në Klan Kosova.

-Advertisement-

“Selimi si komandat i zonës, apo si Komandant i Përgjithshëm më vonë nga i cili Kurti ka kërkuar rekrutimin në fund të 98-ës ose në verën e 98-ës, ka kërkuar që ai [Kurti] të jetë pranë bacës Adem në zyrën e UÇK-së në Prishtinë. Nuk e di se cili nga ne do të kishte pasur guxim që të qëndronte në atë kohë në Prishtinë”.

Selimi ka thënë se Presidenti Thaçi po mundohet të manipulojë kur thotë se Kurti ka refuzuar që ta vishte uniformën e UÇK-së.

“A qenka dorëzuar edhe Ukshin Hoti, e Xhavit Haziri që nuk u kthye kurrë? Po Abdullah Tahiri? Këta janë dëshmorë dhe heronj. A qenka dorëzuar edhe vëllai i Thaçit që është arrestuar më 1997 që pati fat më të mirë dhe të lirohej. Nuk duhet të manipulohet duke thënë se është dorëzuar dhe s’ka pranuar ta veshë uniformën. Është manipulim fund e krye. Qytetarët e kuptojnë pse Thaçi e thotë këtë për Kurtin”, ka thënë Selimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera