Lajme

Selimi kategorik: Askush s’mund ta tërheq Vetëvendosjen në pazare politike

Autori: Gazeta inFokus 12:13 | 17 May 2017

Shkrimet se Lëvizja Vetëvendosje do të hyjë në listën zgjedhore për deptuetë bashkë me koalicionin LDK-AKR, i hedh poshtë kategorikisht Rexhep Selimi.

Selimi ka thënë se shkrimet që sot janë plasuar në disa portale janë spekulime.

“Askush nuk mund ta tërheqë Lëvizjen Vetëvendosje në pazare politike. Sikur të donim të bënim aso kombinacionesh ne do ta kishim bërë qysh moti. Prandaj Lëvizja Vetëvendosje qëndron në fjalën dhe në rrugën e saj të drejtë. Tashmë rruga jonë drejt fitores është edhe më e kthjelltë. Lëvizja Vetëvendosje tashmë është e vetmja shprese dhe e vetmja zgjidhje”, ka thënë Selimi.

-Advertisement-

Pak më herët disa media kanë shkruar se sot LDK gjatë ditës pritet të zhvillojnë një takim me krerët e Vetëvendosjes për të shikuar mundësinë e bashkëpunimit që do t’i fuste këto dy parti brenda një liste zgjedhore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera