Lajme

Selimi flet për paraqitjen e parë të UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 21:22 | 04 February 2019

Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi ka thënë se paraqitja e parë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka ndodhur spontanisht.

Ai tha se një ditë më parë është organizuar gjithçka, për tridhjetë minuta.

” Jemi takuar në shtëpinë e Abedin Rexhës, me Adem Jasharin kemi shkuar në shtëpi tem për të bërë planin si të veprojmë.U grumbulluam rreth 70 persona, këtu kemi marrë vendim si me i përballu sulmin pontencial “, ka thënë Selimi në Pressing.

-Advertisement-

Selimi tregoi se  Rexhep Selimi ka lexuar deklaratën e UÇK-së në skenë. Sipas tij Drenica e dinte se ushtarët që dolën në skenë ishin ushtarë të UÇK-së./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera