Selimi-ekspertëve të dorëhequr: Kthehuni në grupin punues
Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 10 July 2020
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka mbajtur një konferencë për medie në lidhje me çështjen e vettingut.
Para gazetarëve, Selimi, ka kërkuar që të rikthehen ekspertët e dorëhequr nga ekipi përgatitor për procesin e vettingut në drejtësi.
Ai tha se ky grup ekspertësh duhet të kthehet që të bëhet ky proces më i besueshëm.
“Pas që i kemi dërguar propozimet për përfaqësuesit e institucioneve, grupi i eksperteve ka dhënë dorëheqje. Për të qenë korrekt, ne ende do ta mbajmë hapur pikën ku grupi është ende i hapur për vazhdimin e procesit. Të kthehen që ta bëjnë këtë proces sa më të besueshëm”, tha Selimi.
Selimi sqaroi arsyet e dorëheqjes së grupit të ekspertëve nga Shoqëria Civile.
“Ju e dini se ka disa javë që kjo temë diskutohet dhe kemi vendosur që të bisedojmë me gjithë hisedarët rreth çështjes së vetingut. Me zyrën e kryeministrit jemi konsultuar KPK-në, Prokuroritë në vend dhe me rëndësi edhe partnerët tanë strategjik, ShBA dhe BE”.
“Kemi arritur në përfundim që të gjithë janë për që ky proces të jetë gjithëpërfshirës dhe së bashku ta gjejmë modulin që ta risimi sistemin e llogaridhënien”, u shpreh ai.
Për takimin që kanë mbajtur me grupin e ekspertëve, Selimi tha se janë dakorduar që t’i dërgojnë grupin e tyre për përfaqësim.
Mes tjerash, Selimi tha se vend do të ketë edhe për grupin e ekspertëve nga Shoqëria Civile, raporton EO.
“Në takimin që kemi pasur me grupin e ekspertëve, jemi dakorduar që ta dërgojmë vizionin për përfaqësim. Ky grup ka dhënë dorëheqje që ata i kanë cekur arsyet e dorëheqjes. Në vendimin që sot pritet ta dërgojmë ne Qeveri, ne ende do ta mbajmë pikën ku grupi i ekspertëve mund të bëhen pjesë e këtij procesi dhe ta bëjmë të implementueshëm”, tha Selimi.
Shtatë ekspertët nga shoqëria civile janë dorëhequr nga grupi punues për procesin e vettingut. Ariana Qosaj Mustafa, Arton Demhasaj, Arbëresha Loxha, Ehat Miftaraj, Fisnik Korenica, Kreshnik Gashi dhe Kujtim Kërveshi, letrën e tyre të dorëheqjes ia kanë dërguar Ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi dy ditë më parë.
Sipas tyre, dorëheqja vjen pasi sistemi i drejtësisë në Kosovë është duke devijuar përmes qasjes së re, ku pjesëmarrja apo kontributi i grupit të ekspertëve ka humbur rëndësinë.
Të tjera
-
Opozita lëshon sallën, shkak raporti i DASH e marrëveshjet ndërkombëtare
Partitë opozitare kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës. Arsyeja për kët...
-
Hulumtimi i Infokusit: Ferat Shala e quan të dyshimtë dhe të kundërligjshme marrëveshjen e Liburn Aliut për tunelin Prizren – Tetovë
Gazeta Infokus ekskluzivisht të mërkurën ka publikuar marrëveshjen e nënshkru...
-
LAJMI I FUNDIT: Lirohen nga akuzat Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku
Janë liruar nga akuzat, Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Syle...
-
Murati: S`po ratifikohen marrëveshjet që do të përfitonim 300 milionë euro
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë 300 mil...
-
Avokati i Popullit, i shqetësuar me akuzat për ngacmime seksuale në UP
Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur jashtëzakonisht i shqetësu...
-
Sindikata e Re KEK-ut dhe ajo e Trepçës, reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës dhe S...
-
“Për nder të Liburn Aliut i cili na lëshoi çeshmen”, PSD aksion para Qeverisë
Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik në oborrin e Qeverisë...
-
Bogujevci: Suksesi i Kosovës në KiE-kur jemi bashkë arrijmë shumë
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, e ka vlerësuar si suks...
-
Në Bruksel fillon takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve
Ka nisur takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve të Kosovës me ndërmjetësim...
-
Bom ba në veturën te rruga B: Arrestohet në aeroport Kushtrim Krasniqi, dyshohet se tentoi ta vra*ë Ardit Sekiraqën
Pas më shumë se dy muajsh, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuar për ten...
-
Rusia do ta humbte një luftë me NATO-n, paralajmëron Polonia
Një luftë mes Rusisë së Vlladimir Putinit dhe NATO-s do t’i jepte fund “mposh...
-
Ramush Haradinaj shkon në Sallagrazhdë për ta nderuar veprën e Fadil Vatës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar në Sallagrazhdë të Suharekës, ...