Lajme

Selimi: E kam mik të mirë Haradinajn, por nuk ia garantoj votën

Autori: Gazeta inFokus 08:56 | 02 August 2017

Deputeti i lëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi, thotë se kandidatët e koalicionit PAN, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj, nuk i kanë numrat e nevojshëm në Kuvend, por me deklaratat e tyre vetëm po mundohen ta paraqesin klimën e fituesve.

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi, e pranon se e ka mik të mirë Ramush Haradinajn, por një miqësi e tillë nuk ia garanton këtij të fundit me automatizëm edhe votën për ta formuar Qeverinë e Kosovës.

Ish-bashkëpartiaku i Haradinajt në një intervistë për gazetën “Zëri” do t’u qëndrojë besnikë votuesve të lëvizjes “Vetëvendosje” dhe kandidati i tij për kryeministër është Albin Kurti.

-Advertisement-

Një ditë para mbajtjes së seancës së Kuvendit të Kosovës, ku Kadri Veseli do të jetë kandidat për kryeparlamentar, Selimi shprehet i bindur se kandidatët e koalicionit PAN nuk do të arrijnë t’i marrin votat e nevojshme të deputetëve, pasi që nuk i kanë numrat e nevojshëm në Kuvend, prandaj do të detyrohen që t’ia lëshojnë rrugën “Vetëvendosjes” dhe koalicionit LAA për t’i formuar institucionet e reja.

Megjithatë, gjatë votimit të kandidatëve të koalicionit PAN për kryeparlamentar dhe për kryeministër deputetët e lëvizjes “Vetëvendosje” nuk do ta bllokojnë seancën e Kuvendit e as të gjuajnë gaz lotsjellës, siç i kishin bllokuar disa herë seancat në Legjislaturën e pestë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera