Lajme

Selimi: Angazhimi i amerikanëve më bën të besoj se Serbia është fajtore për mungesën e marrëveshjes

Autori: Gazeta inFokus 20:20 | 18 August 2022

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka komentuar dështimin e arritjes së një marrëveshjeje mbi situatën aktuale mes Kosovës dhe Serbisë sot në Bruksel.

Në një postim në Twitter, Selimi ka thënë se duke parë angazhimin e amerikanëve, ai shtyhet të besojë se fajtore për dështimin e marrëveshjes është Serbia dhe jo Kosova.

“Angazhimi i amerikaneve sot, me shtyne te besoj se per shkakun e mungeses se marreveshjes eshte pergjegjese Serbia e jo ne”, ka shkruar Selimi.

Të tjera