Lajme

Selimaj: Novosella do ta ndëshkoj LDK-në për mashtrimin me projektin 250.000 euro

Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 19 October 2017

Kandidati për asamblist në komunën e Pejës nga Partia Demokratike e Kosovës, Ukë Selimaj mbrëmë në një debat televiziv është ballafaquar me kandidatin për asamblist nga LDK, Engelbert Zefaj.

Selimaj gjatë debatit me theks të veçantë ka përmendur vonesën në fillimin të ndërtimit të stadiumit në fshatin Novosellë duke e quajtur si projekt të dështuar

“Projekti i Novosellës është projekt që qeverisja lokale e ka dështuar  sepse janë nda rreth 300 mijë euro por qytetarët nuk po shohin asnjë punim në vendin ku do të ndërtohet stadiumi. ” ka thënë Selimaj.

-Advertisement-

Ai ka vazhduar duke thënë se stadiumi është dashur të përfundohen gjatë 4 viteve qeverisje

“Brenda katër viteve qeverisje ky stadium ka mundur të përfundohet dhe të rinjtë ta gëzojnë një stadium të cilin edhe e meritojnë. Edhe në dëgjime publike kërkesa kryesore e banorëve të Novosellës ka qenë implementimi dhe ndërtimi i këtij stadiumi” ka shtuar Selimja

Tutje Selimaj ka shpalosur disa nga fushat në të cilat do të investohet në komunën e Pejës nëse në krye të saj vie kandidatja e PDK-së, Sabiha Shala

“Partia Demokratike e Kosovë bashkë me kandidaten për kryetare  të komunës së Pejës, Sabiha Shala kanë hartuar një projekt strategjik për të ardhmen  e komunës rreth investimeve infrastrukturore, investimeve kapitale, barazinë gjinore, kulturën, rininë, kategoritë e caktuara të shoqërisë, projekte konkrete në shëndetësi, projekte në bujqësi dhe transparencë në implementimin e projekteve” ka thënë Selimaj.

Ai ka kërkuar gjithashtu që qytetarët e Pejës të përkrahin kandidaten për kryetare, Sabiha Shalën sepse sipas tij  gjatë hartimit të të  gjitha projekteve e saj Shala  është konsultuar me ekspertë të fushave përkatëse./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera