Selim Selimi thotë se është finalizuar Projektligji për Kompensimin e Viktimave të Krimit
Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 09 February 2021
Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi ka bërë të ditur se në mbështetje të Ambasadës së SHBA-së është finalizuar Projektligji për Kompensimin e Viktimave të Krimit.
Lajmin e ka bërë të ditur Selimi përmes një shkrimi në Facebook.
“Edhe përkundër faktit që vendi ynë është lider në rajon që ka të funksionalizuar programin e kompensimit të viktimave të krimit në Kosovë, nga viti 2017 është vlerësuar se ky proces përmes rishikimit të Ligjit ekzistues duhet avancuar, me theks të veçantë: – Është zgjatur afati për aplikim nga 6 muaj sa është aktualisht në 2 viteve; – Janë rishikuar kriteret për kompensim, me qëllim që viktimat e dhunës në familje, mos ta kenë kusht kërkesën për dëmshpërblim nga i pandehuri. Po ashtu një risi është edhe qasja e menjëhershme në kompensim për viktimat e dhunës në familje, viktimat e mitur, ku do të mundësohet që disa lloje të dëmeve të kompensohen pa përfunduar procesi gjyqësor; – Janë rishikuar kushtet materiale dhe formale për kompensim, duke përfshirë edhe lehtësime procedurale, si dhe janë zgjeruar llojet e veprave penale”, ka thënë ai.
“Trajtimi i viktimave të krimit dhe rregullimi i tij përmes legjislacionit përkatës, si dhe tani ndryshimi dhe plotësimi është dëshmi e përkushtimit tim dhe të Ministrisë së Drejtësisë që viktimën e krimit ta mbështes, kompensojë dhe t’i mundësojë ta zënë vendin e merituar në kuadër të sistemit juridik te Republikës së Kosovës’’, tha Selimi.
Të tjera
-
Kurti thotë se diaspora e ka gjetur mbështetjen e qeverisë së tij
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së d...
-
Peci: Asnjë borxh ndaj fermerëve, buxheti për 2025 është një ndryshim i vërtetë
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka folur për miratimin e buxhetit për viti...
-
Hamza për ish-krerët e UÇK-së: I mungojnë tërë Kosovës, pres lirimin e tyre
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka folur për ish...
-
Pallaska për Qeverinë e VV-së: Synojnë diktaturën sepse duan të mbesin në pushtet pa rezultate
Dastid Pallaska, njohës i çështjeve politike, ka thënë se Qeveria e drejtuar ...
-
Dita e Veteranit në ShBA, Haradinaj takon Gjeneralin amerikan, Timothy Orr
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka shprehur mi...
-
Hamza-qytetarëve: Me mua si kryeministër, rritje të pagave në fillim të mandatit!
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, është shprehur i...
-
Ambasadori italian njofton për takimin me Abdixhikun – tregon çfarë diskutuan
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), të hënën është takuar me amb...
-
Stuhi, erëra të forta dhe rrufe, moti i keq përfshin Italinë – mbyllen shkollat dhe universitetet
Është rikthyer moti i keq në Italinë e Jugut me reshje të dendura shiu, stuhi...
-
Kurti: Në 2025-ën niveli i furnizimit me barna esenciale në Onkologji do të jetë 100%
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në vitin që vjen, pra në 2025...
-
Ramabaja trondit me parashikimin e tij: SHBA mund të përjetojë rënie si “vitet e fundit të Bashkimit Sovjetik”
Tele-analisti anëtar i Vetëvendosjes, Sadri Ramabajam ka dalë me një ‘analizë...
-
Shpalosja e programit për qytetarë dhe grupe të interesit në Prishtinë, Abdixhiku zbulon 15 pika, “Bëhu ndryshimi”
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka treguar se kanë nisur shp...
-
Therja me thikë e 4 personave në Ferizaj, reagon Visar Azemi: Ndjeva trishtim për këtë akt të dhunshëm, të sigurohet drejtësi për viktikmat
Zyrtari i LDK-së, Visar Azemi, i cili vjen nga Ferizaj është shprehur i shqet...