Lajme

Selim Selimi takohet me shefin e Eulex-it, diskutohet rreth forcimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 28 January 2021

Ministri në detyre i Drejtësisë, Selim Selimi është takuar me shefin e Eulex-it, Ambasadorin Lars Gunnar-Wigemar.

Gjatë këtij takimi është diskutuar rreth forcimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë, shkruan Gazteta Infokus.

Kështu ka bërë të ditur Selimi përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook.

-Advertisement-

“Takim me Shefin e Eulex-it, Ambasadorin Lars Gunnar-Ëigemark, ekspertët e këtij misioni dhe përfaqësuesin e z. Lajçak në Kosovë, për të diskutuar se si të forcohet funksionaliteti i sistemit të drejtësisë në Veri. Ngecjet në implementimin e plotë të Marrëveshjes për Drejtësi kanë shkaktuar joefikasitet të Prokurorisë dhe Gjyqësorit në Veri. Kosova ka përmbushur detyrimet e saj, por presim nga bashkësia ndërkombëtare mbështetje të mëtejme për të kapërcyer pengesat e mbetura”, ka shkruar ai./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera