Lajme

Selim Selimi nga Hasi konfirmon mbështetje të fuqishme për Forcën e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 06 February 2021

Ministri në detyrë i Drejtësisë dhe kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Selim Selimi, ka vizituar sot disa fshatra të Hasit, shkruan Gazeta inFokus.

Selimi për Hasin ka thënë se është shndërruar në shteg të lirisë.

“Hasi për dekada ishte shndërruar në shteg të lirisë̈ së Kosovës dhe shquhet për njerëzit e saj të vyer e bujarinë shqiptare. Duke respektuar kontributin e madh të kësaj ane për Atdhe, pata nderin që sot bashkë me Lahi Brahimaj #22 dhe Hajredin Berisha #94 të bashkëbisedoj me disa vendas të fshatrave Rogovë dhe Demjan”, është shprehur ai.

-Advertisement-

Sipas tij “Hasi konfirmon mbështetje të fuqishme për #RamushHaradinajPresident dhe #ForcaeKosovës”.

Selim Selimi në zgjedhjet e 14 shkurtit garon në listen e AAK-së me numër 100. /Gazeta inFokus/

Hasi për dekada ishte shndërruar në shteg të lirisë së Kosovës dhe shquhet për njerëzit e saj të vyer e…

Posted by Selim Selimi on Saturday, 6 Shkurt 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera