Lajme

Selim Selimi nderohet me titullin  “Krenaria e Kombit”

Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 27 January 2021

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka njoftuar se është nderuar me titullin “Krenaria e Kombit”, nga Lidhja e Historianëve “Ali Hadri” – dega Deçan, shkruan Gazeta inFokus.

Selimi, ka thënë se është shumë i nderuar nga ky vlerësim që i është bërë.

“Jashtëzakonisht i nderuar me vlerësimin që më është bërë sot nga Lidhja e Historianëve “Ali Hadri” – dega Deçan. Prof.Dr. Shkodran Imeraj bashkë me prof. Afrim Balaj dhe z.Ismet Haskaj, që janë udhëheqës të kësaj organizate, më nderuan me titullin “Krenaria e Kombit”, me motivacion për kontributin e dhënë në sensibilizimin e çështjes së shqiptarëve të Kosovës Lindore”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Gjithashtu, Selimi ka thënë se puna këtyre historianëve duhet të ngritët në piedestal sidomos për hapjen e debatit për mbrojtjen e vlerave kombëtare./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera