Lajme

Selim Pacolli takon personat me nevoja të veçanta (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 28 September 2017

Selim Pacolli u ofron mbështetje maksimale shoqatës Handikos

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, Selim Pacolli vizitoi shoqatën Handikos (Shoqata e Paraplegjikëve dhe e Paralizës së Fëmijëve të Kosovës). Ai u takua për së afërmi me ta dhe u njoftua me gjendjen e tyre dhe nevojat që ata kanë.

Pacolli ju ofroi  atyre mbështetje duku thënë se do të jetë zëri i tyre posa ta marrë udhëheqjen e Komunës së Prishtinës. “Kurrë nuk do ndalet kujdesi ynë, fillimisht si familje ndaj komintetit tuaj, por edhe nesër nëse gjendem aty ku jam duke synuar, ju do ta keni mbështetjen time maksimale, por jo vetëm si institucion komunal, unë do të jem krah i juaji në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe kudo që mundem të gjej mbështetje”. Tha Pacolli.

-Advertisement-

“Një person me nevoja të veçanta nuk është më pak i vlefshëm. Vizita ime dje me njerëzit tanë të nderuar me nevoja të veçanta” ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook pas vizitës.

https://www.facebook.com/selimpacolliofficial/posts/430603527341800

Ai shtoi se për komunitetin në fjalë do të ofrojë zgjidhje afatgjate. “Të gjitha kërkesat e tyre janë të mundshme dhe mund të bëhen brenda një mandati. Duhet në mënyrë urgjente t’u vihemi në ndihmë dhe tu ofrojmë qasje nëçdo vend, sot kemi autobus në Prishtinë të cilët nuk kanë asnjë mundësi për qasje në autobus, nuk kanë asnjë mundësi për tu qasur nëpër institucione publike” shtoi Pacolli.

Ndërsa përfaqësuesi i Handikos z. Afrim Maliqi tha se ata po kërkojnë vetëm zbatimin e ligjeve të cilat janë në fuqi. “Ne nuk po kërkojnë premtime, por vetëm zbatimin e ligjeve të cilat janë në fuqi dhe të cilat i respektojnë të drejtat e njeriut. Është fakt se personat me aftësi të kufizuar janë të dikriminuar në Komunën e Prishtinës” tha Maliqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera