Selim Pacolli: Prishtina ka nevojë për energji të re, qasje të re, punë e pragmatizëm
Autori: Gazeta inFokus
13:30 | 23 Shtator 2017
Selim Pacolli, kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës si duket nga dita e parë e fushatës elektorale i ka hyrë kësaj gare më shumë seriozitet dhe përkushtim qe synon fitore.
E nisi me një fushatë ndryshe nga të tjerët, duke kërkuar nga dita e parë qe se bashku me qytetarët të identifikojnë problemet e Prishtinës. Kampanja e nisur me lansimin e numrit personal për të komunikuar drejtpërdrejt me qytetarët e pastaj për të vazhduar edhe me një koncept krejtësisht të ri të planeve dhe ideve se si duhet të zhvillohet kryeqyteti.
Në një intervistë për portalin INFOKUSI, Selim Pacolli i cili është kandidat i nominuar nga Aleanca Kosova e Re, ka shpalosur një pjesë të projekteve të tij dhe prioriteteve të cilat mendon se janë të nevojshme për të sjellë ndryshime të kryeqytetit.
Ai thotë se përkushtimi i tij është të përmirësojë gjendjen ekonomike, sociale, urbane, infrastrukturën, shërbimet administrative-publike dhe të sjellë një energji të re në qeverisjen e komunës.
INFOKUSI: Ka filluar gara për te parin e Prishtinës. Cili është objektivi i juaj i parë në cilësinë e kandidatit ?
Selim Pacolli: Në momentin që unë kam vendosur të pranoj propozimin për të kandiduar për Prishtinën, objektivi im primar është që të ndajmë konceptin e Prishtinës, si qendër administrative shtetërore dhe Prishtinës, si adresë e përgjegjësisë për qytetarët e saj.
Prishtina, përveç se është qendër administrative, njëkohësisht është qyteti ku janë të koncentruar pjesa dërmuese e aktiviteteve ekonomike në nivel vendi. Si rezultat i kësaj Prishtina është ballafaquar me një rritje të shpejtë të numrit të banorëve, dhe rrjedhimisht kjo nënkupton shumëfishim te problemeve sociale, të infrastrukturës dhe përgjithësisht të shërbimeve publike. Duke i pasur parasysh te gjitha këto Prishtina ka nevoje për energji te re, qasje te re e mbi te gjitha pune e pragmatizëm.
INFOKUSI: Atëherë, sipas vështrimit tënd, çfarë trajtimi i duhet problemeve në kryeqytet ?
Selim Pacolli: Ne vlerësimin tim, është bindja, se qytetarëve, nuk u interesojnë lojërat politike që kanë përcjellë gjatë gjithë periudhës se pasluftës qeverisjen e kryeqytetit, prandaj garën për Prishtinën, unë nuk e shoh në këndvështrimin qe aktualisht po e trajtojnë subjektet tjera politike.
Është koha e fundit ku Prishtina duhet te trajtohet ne dimensionin e saj real, dhe jo përditshmëria qytetare e mbushur me probleme e shqetësime sociale të mbetet peng i zhvillimeve politike. Rrjedhimisht, Niveli Qendrorë, të merret me zhvillimin e politikave te veta për të gjithë vendin, ndërsa niveli lokal në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët të bëjë politikat e menaxhimit të Prishtinës.
INFOKUSI: Qeverisjet e kaluara kanë lënë shumë projekte vetëm si ide elektorale, shumë të tjera të nisura e të lëna në gjysmë,… pra shumë probleme të pazgjidhura ?
Selim Pacolli: Duke qenë se nuk jam një politikan tipik, por me tepër një menaxher, unë nuk do te shpenzojë kohen duke u marrë me akuza e fajësime me ngjyra e motive politike, pasiqe Prishtina është këtu, ajo flet vet, dhe qytetaret nuk dyshoj se do dinë te bëjnë vlerësimin në mes asaj qe është bërë dhe asaj qe do të mund te bëhej.
INFOKUSI: Po pas konstatimit te kësaj gjendje, cilët do jene hapat konkret?
Selim Pacolli: I vetëdijshëm për gjendjen ku është Prishtina: kaosin ekonomik, social, urban, infrastrukturorë, shërbimet administrative-publike, unë nuk do te preferoj te merrem vazhdimisht me konstatim te kësaj gjendje, por unë do te marrë përgjegjësi për të zgjidhur gjërat qe nuk kanë shkuar siç duhet.
Pra, potenciali im dhe subjektit që përfaqësoj do të orientohet direkt me punët që kam përballë, që do të thotë te fillojmë të evitojmë, përmirësojmë, sanojmë këto mangësi , derisa për projektet e reja se bashku me qytetaret te vlerësojmë se cilat janë alternativat me të mira për ti realizuar ato.
Por siç thash, unë nuk do te merrem me rrjedha të mëparshme, duke ri-sjellë vazhdimisht ne mendje çfarë nuk është bërë ne këto katër vjet, apo ne vitet tjera pararendëse te këtij mandati.
Si pjesë e kësaj shoqërie, në një mënyrë apo tjetër unë kam bashkudhëtuar me problemet dhe preokupimet e qytetareve te Prishtinës. Prandaj , jo vetëm nga takimet e tanishme, por gjate gjithë kësaj periudhe qe po i referohemi , kam vërejtur se qytetaret kanë nevojë jo vetëm për projekte apo programe, por për një menaxher praktik që këto letra, t’i shndërrojë ne realitet.
INFOKUSI: Një prej problemeve qe kanë përshkuar qeverisjet e kaluara është edhe komunikimi me publikun, keni ndonjë ide për te përmirësuar këtë relacion ?
Selim Pacolli: Jemi mësuar te dëgjojmë një koncept formal se kryetari i komunës është qytetari i parë i Prishtinës. Ne e dimë se kryetarët e komunave zgjidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë, dhe kjo është gjë e mirë, por kjo nuk nënkupton qe kryetari te shndërrohet në një autoritet , duke përqendruar pushtetin përmes një procesi politik që në esencë nuk është në pajtim me vullnetin e popullit.
Prandaj, në vlerësimin tim, kryetari i komunës është përgjegjësi i parë dhe adresa permanente, ku qytetarët shprehin shqetësimet dhe hallet e tyre dhe jo përfituesi i parë i privilegjeve dhe preferencave duke përdorur pozitën e tij politike.
Për mua po ashtu është shumë e rëndësishme, dhe e kam nder objektivat primare funksionalizimin e një platformë të qartë komunikimi me publikun dhe qytetarët, në mënyrë që të sigurohet që politikë-bërja në nivel komunal të jetë, gjithëpërfshirëse dhe transparente. /INFOKUSI

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...

































